Gazetari Artan Hoxha rrugës për në Palermo, ku ka shkuar të ndjekë ndeshjen e Kombëtares sonë, nuk i ka shpëtuar një detaj në aeroportin e qytetit të Palermos.
Aty ka parë aeroportin dhe memorialin e ekzekutimit makabër të skuadrës antimafia të Xhiovani Falkones, që drodhi politikën italiane të lidhur me mafien.
Hoxha me ironi bën një paralele, që nëse do të ndodhte e pandodhshmja, që dyshja Tik Llalla dhe Gjin Gjoni të arrestonin krerët e politikës shqiptare, dhe larg qoftë të binin dëshmorë të luftës kundër krimit, t’i jepnin emrin e tyre aeroportit “Nënë Tereza”.
“Ky eshte memoriali i ekzekutimit makaber te skuadres antimafia te Xhovani Falkones ne Kapaci te Sicilise, ne krahun e djathte te autostrades qe lidh aeroportin nderkombetar Falkone&Borselino me qytetin e Palermos…
E imagjinoni dot qe Aeroporti “Nene Tereza” te kishte emrin “Tik Llalla&Gjin Gjoni”(fiks nje prokuror dhe nje gjyqtar si ne Palermo), te rene deshmor ne luften kunder kunder krimit te organizuar, pasi kishin arrestuar e kalbur ne burg Berishen, Ramen dhe Meten bashke….
qe ne Qafen e Kasharit ku te enjteve grabiteshin nga 3-4 milione euro te bankave tona, te qendronte memoriali i Tikut dhe nja 4-5 prokuroreve te krimeve te renda ekzekutuar nga mafia,….
qe bulevardi BLU ne Kamez te mbante emrin e kryeprokurorit te krimeve te renda B.Hajdarmata….
(Mu thafte goja inshallah qe coj ne mendje gjera te tilla)…
Ne Palermo, aty ku populli nderon deshmoret e drejtesise te rene ne luften kunder mafias...”, shkruan me ironi gazetari Hoxha.
Nuk e kuptoj Z.Hoxha .Po krahasoni Falconen me Tik Llallen dhe Gjin Gjonin ,qe jane perverse te Sistemit te Drejtesise ne Shqiperi?
e mer e !
I kemi pas lapidaret ne po I prishem se kshtu na u tha nga matan detit dhe oqeanit…
he heee…
posht lapidary,rroft lapidary..
mbreti vdiq. rroft mbreti…
Qani,o nena shqiptare,
qani e shkulni flokun me dore!
Kriminelet po therrasin e buzeqeshin,
Shqiperise i ka vdekur drejtesia me gjithe prokurore.
Artan!Eshte i mire mendimi apo paragjykimi yt,eshte shume i drejte dhe dinjitoz.Por Adriatik Llalles nuk i interesojne heroizmat,qe do mbahej ment nga shqipetaret si hero,po te arrestonte BERISHEN,POR I INTERESOJNE MILJONAT QE I JEP BERISHA.Ky Berisha i ka helmuar te gjithe,u ka hedhur trute e gomarit,dhe me te thene te verteten, eshte merite e tij qe i futi ne xhepin, prapa pantallonave.