Këshillat dhe krenaria e një babai-legjendë, Foto Strakosha: Nuk e prisja…

24 Mars 2017, 14:46Sport TEMA

Pak gjëra kanë emocionuar Foto Strakoshën në jetën e tij sportive sa ndeshja e sotme mes Italisë dhe Shqipërisë.

Legjenda e portës shqiptare ka ruajtur gjithmonë gjakftohtësinë kur ishte vetë në fushë, por emocionet janë të dukshme ndërsa flet për të birin, Thomasin, i cili sonte do të bëjë debutimin me fanellën kuqezi.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ai tregon bisedat me të birin si dhe këshillat që i ka dhënë.

A e kishe pritur që Thomas të debutonte në një ndeshje të tillë me kombëtaren?

Të them të drejtën jo! Djali ka bërë paraqitje të mira dhe ka ecur në rrugën e duhur deri tani, por sigurisht që jam i kënaqur. Është emocion i madh dhe përgjegjësi shumë e madhe.

Çfarë këshille i keni dhënë djalit?

Shikoni, sa më shumë rriten fëmijët, aq më pak këshilla u japim! I kam thënë vetëm të ruajë qetësinë deri në fund, sepse është shumë e rëndësishme! Të mos ndikohet nga fakti që ka rivalë të mëdhenj para. Por ndërkohë ai është i ndërgjegjshëm për këtë. Thjesht i kam kërkuar të jetë sa më i qetë.

Do bëhet Thomasi më i zoti se sa Foto?

(qesh)… Nuk e di, por në moshën që ka dhe në nivelet që luan, babai i Thomasit këto gjëra nuk i kishte parë as në ëndërr…

Çfarë është më e rëndësishme për një portier?

Jetëgjatësia në nivele të larta! Thomasi ka cilësi dhe mbi të gjitha ka karakterin e duhur! I duhet të punojë shumë, por është në rrugën e duhur.

A të shqetëson fakti që Thomasi do ketë përpara një mbrojtje të arnuar, sepse mungojnë Mavraj dhe Gjimshiti?

Thomasi duhet të mendojë të bëjë mirë detyrat e tij! Kështu do u ndihmojë shumë shokët!

1 komente në “Këshillat dhe krenaria e një babai-legjendë, Foto Strakosha: Nuk e prisja…”

  1. Bogonica says:

    Foto Strakosha,nje futbollist nga me te dalluar i kombetares shqiptare.por mbi te gjitha ai mbetet nje njeri i mrekullueshem,i thjeshte dhe qe ka bere shume per futbollin e vendit te tij qe ai e do aq shume,si kur vendi tij eshte ne dite te mira por edhe ne dite te veshtira.Djali i tij shkon ne gjureme te te jatit dhe kjo na gezon te gjitheve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje