SHBA ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në konferencën që Rusia planifikon ta mbajmë më 14 prill, për situatën në Afganistan.
Sipas AP, vendimi për mospjesëmarrje ka ardhur për shkak se Moska nuk është konsultuar me Uashingtonin përpara dërgimit të ftesës për këtë konferencë.
Afganistani, Pakistani, Irani, India dhe disa shtete të tjera të Azisë Qendrore janë në mesin e të ftuarve në këtë konferencë.
Talibanët nuk janë ftuar për të marrë pjesë.