Egjipt, lirohet ish-presidenti Hosni Mubarak

24 Mars 2017, 12:44Bota TEMA

Ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak u lirua nga burgu pas gjashtë vjetësh heqje lirie.

Mubarak u largua nga një spital ushtarak në Kajron jugore dhe shkoi në shtëpinë e tij në periferinë veriore të Heliopolis, tha avokati i tij, shkruan BBC.

Lirimi i tij vjen pas vendimit të Gjykatës së Lartë të Egjiptit, e cila e liroi nga akuza për vdekjen e protestuesve në kryengritjen e vitit 2011.

Mubarak, 88 vjeçar u bë president në vitin 1981 pas vrasjes së Anëar Sadat.

Mubarak ka urdhëruar vrasjen e qindra protestuesve demokratikë në pranverën e vitit 2011, fillimisht u dënua me burgim të përjetshëm, por apelet e njëpasnjëshme e sollën deri këtu ish-udhëheqësin, i cili për tri dekada ka rrënuar ekonominë e vendit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje