Evropa tronditet sërisht nga sulmet terroriste, pas Londrës shënjestrohet Belgjika

23 Mars 2017, 15:09Bota TEMA

Evropa tronditet sërisht nga vala  e sulmeve terroriste.

Pas ngjarjes së rëndë në Londër ku mbetën 5 të vdekur dhe 12 të plagosur, alarmi vjen nga Belgjika.

Një person ka tentuar të kryej një sulm terrorist.

Në qytetin Antwerp, pranë një qendre tregëtare  ai  ka tentuar të hyjë me automjetin e tij për të shkaktuar të lënduar.

Makinën agresori e futi në një rrugë të populluar tregëtare dhe u kujdes që që kishte shpejtësi sa më të lartë.

Mësohet se në vendngjarje ndodhen forca të shumta të policie, të cilët ndërhynë në kohën e duhur për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme.

Të dhënat e para hedhin dyshime të forta se ngjarja kishte një skenar të ngjashëm me Londrën.

Pas këtyre sulmeve mësohet se, janë rritur forcat e sigurisë./ad

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje