Sulmi terrorist, djali i presidentit Trump kritikon kryetarin e bashkisë së Londrës

23 Mars 2017, 03:29Bota TEMA
Sulmi terrorist, djali i presidentit Trump kritikon kryetarin e bashkisë

Në vend të deklaratave mbështetëse apo lutjeve për viktimat, Donald Trump Jr ka reaguar ndaj sulmit terrorist në Londër, duke kritikuar kryetarin e bashkisë, Sadiq Khan.

Menjëherë pas ngjarjes, djali i presidentit të SHBA, ka shpërndarë në Twitter një intervistë të vjetër të kryebashkiakut, në të cilën ai thoshte se sulmet terroriste ishin “pjesë e jetës” në një qytet të madh.

Intervista e Khan i përket gjashtë muajve më parë, dhe deklarata e tij ishte në lidhje me bombat që shpërthyen në New York dhe Jersey në shtator, ku mbetën të plagosur 31 persona.

Por, statusi i Donald Trump Jr. është pritur me mjaft kritika, duke u cilësuar si i papërshtatshëm, për më tepër kur bëhej menjëherë pas sulmit që tronditi Londrën, ku mbetën të vdekur të paktën pesë persona. /Përg.: Bjorn Runa

2 komente në “Sulmi terrorist, djali i presidentit Trump kritikon kryetarin e bashkisë së Londrës”

  1. temp says:

    Nuk po i hecin Trum-ip punet ne USA dhe ben akoma propagande elektorale (demogogji fashiste, oferta per permiresim ekonomik qe nuk kane as nje baze ne ekonomine e sotme boterore). Cdo dite e me shume tregon dobesin e tij si nje burre shteti. Nese ka ndonje gje pozitive, fale keshilltareve te cilet ne ato raste i degjon. Nese USA do te ishte nje shtet i dobet (pa struktura shteterore solide , te forcuara me kohe ne pozicionet e tyre) do ta kishte marre lumi me kete njeri megaloman e rrugac.

    1. T.T says:

      Stupid idiot, Po te pakten so si ai MZIU qe keni ju o legen,ti as e ke haberin se cfare o kritika dhe politika,po qe qe kritikohet nje muslimon ju vje keq se e keni amanet nga profeti juj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje