Emigrantët, 80% e atyre që kalojnë në Mesdhe, shkojnë në Itali

21 Mars 2017, 16:01Bota TEMA

Rreth 80% e emigrantëve të cilët kalojnë përmes detit Mesdhe për të mbërritur në brigjet evropiane përfundojnë në Itali.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) raportoi se hyrjet në Evropë këtë vit kanë kapur shifrën e 20.000 personave, ndërkohë që numri i të vdekurve në rrugëtimin detar të refugjatëve është në 500.

Zëdhënësi i IOM-it, Joel Millman në një konferencë për mediet në Gjenevë, deklaroi se “deri më 19 mars të vitit 2017-të, gjithsej 20.484 emigrantë dhe refugjatë kanë hyrë në Evropë përmes rrugës detare, nga të cilët mbi 80 për qind përfundojnë në Itali ,dhe pjesa tjetër në Spanjë dhe Greqi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje