“Europianët nuk do të mund të ecin nëpër rrugë të sigurt nëse vijojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim ndaj Turqisë”.
Ky është paralajmërimi i presidentit turk, Erdogan, pas përplasjeve diplomatike të ditëve të fundit me Gjermaninë dhe Holandën.
“Nëse Europa vijon kështu, asnjë europian në asnjë pjesë të botës nuk mund të dalë i sigurt në rrugë”, u ka thënë Erdogan gazetarëve në Ankara.
“Ne si Turqi i bëjmë thirrje Europës të respektojë të drejtat e njeriut dhe demokracinë.
Pak ditë më parë, Gjermania dhe Holanda ndaluan zyrtarët turq që bënin fushatë në mbështetje të referendumit të prillit me anë të të cilit pritet që t’i shtohet pushteti presidentit turk.
Në përgjigje të këtyre masave, Erdogan e quajti Holandën “mbetje e nazizmit”, ndërsa e akuzoi Gjermaninë për “veprime fashiste”.
Ky duhet izoluar. Po e kthen Turqine ne kalifat. Europa ben mire qe i ndalon keta. Perkundrazi , Turqia ti kthehet likeve. Vetem keshtu mund te ndalohen pantallona treçerekshet dhe shamite e zeza.
Ky nuk duhet izoluar por duhet te lidhet!
Ky duhet izoluar. Po e kthen Turqine ne kalifat. Europa ben mire qe i ndalon keta. Perkundrazi , Turqia ti kthehet laikeve. Vetem keshtu mund te ndalohen pantallona treçerekshet dhe shamite e zeza.
Iku dhe ky… xhaxha Semi duhet te veproje