Presidenti gjerman ultimatum Turqisë, në rrezik arritjet e dekadave të fundit

22 Mars 2017, 14:22Bota TEMA

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, i ka bërë thirrje Ankarasë zyrtare që të mos i ndërpresë marrëdhëniet me partnerët.

Ai paralajmëron se sjellia e kohëve të fundit e Turqisë vendos në rrezik arritjet gjatë këtyre dekadave që ka bërë vendi.

Më tej, Steinmeier bëri thirrje  që të lirohet gazetari turko-gjerman Deniz Yucel, i cili është në paraburgim që nga janari i këtij vitit nën akuzat për propagandë terroriste.

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Gjermanisë janë tensionuar shumë muajt e fundit.

Në fjalimin e tij të parë qëkur mori detyrën kryesisht ceremoniale si president i Gjermanisë, Steinmeier iu lut presidentit të Turqisë, Recep Erdogan, që të ndalojë së quajturi nazistë zyrtarët gjermanë.

Acarimi i kontakteve diplomatike dha sinjal që kur  Gjermania i ndaloi ministrave turq fjalimet në tubime të fushatës së referendumit në Turqi, i cili do t’ia shtojë pushtetin Erdoganit. Kjo ka qenë një nga arsyet  që  ka zemëruar Ankaranë./ad

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje