Ky është deputeti hero në Britanin e Madhe, i quajtur Tobias Ellwood, i cili është fotografuar duke i dhënë ndihmën e parë një prej viktimave të sulmit terrorist në Londër, që i mori jetën 4 vetëve.
Deputeti konservator është përpjekur për të frenuar rrjedhjen e gjakut që rridhte nga trupi i oficerit të plagosur, që ndërroi jetë më vonë.
Deputeti tha se ai kishte “humbur shumë gjak”.
Ish-oficeri priti derisa erdhi stafi mjekësor dhe një helikopter për ta shoqëruar të plagosurin në spital.
Deputeti britanik u pa me duar të përgjakur duke folur me punonjësit e policisë në afërsi të vendit të ngjarjes, para se të shkonte tek Zyra e Jashtme e Parlamentit britanik.
“Kjo është një tragjedi e madhe. Unë kam qenë në vendin e ngjarjes.
Pasi kuptova shpejt se çfarë po ndodhte u nisa drejt vendit të ngjarjes.
Unë u përpoqa për të frenuar rrjedhjen e gjakut, teksa po prisnim mjekët për të ardhur.
Unë mendoj se ai kishte humbur shumë gjak.
Ai kishte plagë të shumta nën krah dhe në shpinë”, tha deputeti.