Liderët botërorë dënojnë sulmin në Londër, reagon Trump, Merkel, Hollande...

23 Mars 2017, 10:18Bota TEMA

Sulmi në Londër është dënuar edhe nga një pjesë e madhe e liderve botërorë.

Ata kanë reaguar duke shprehur mbështetje dhe solidaritet me Londrën.

Ndërkohë, Britanisë së Madhe i ka ardhur përkrahje nga e gjithë bota.

Zëdhnësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer u shpreh se presidenti, Donald Trump ka biseduar në telefon me kryeministren britanike, Theresa May dhe se ai po e ndjek situatën në Londër. Jemi me mendje tek viktimat dhe e dënojmë fuqishëm sulmin në Westminster.

“Londra dhe qeveria e Mbretërisë britanike kanë mbështetjen e plotë të qeverisë amerikane për gjetjen e përgjegjësve dhe nxjerrjen e tyre para drejtësisë”, tha Spicer.

Kreu i Komisionit Europian, Jean Claude-Juncker u shpreh se “ky është një sulm terrorist, e nëse jo, kjo nuk ndryshon asgjë për ata që janë viktima të tij.
Jam me mendje tek ta, minutë pas minute, e kjo është një ditë e veçantë edhe në Bruksel, sepse saktësisht një vit më parë përjetuam sulme të tilla në Bruksel…nuk gjej dot fjalë për të shprehur hidhërimin që ndjej.”

Presidenti francez, Francois Hollande shprehu ngushëllimet dhe mbështetjen e Francës për këtë sulm terrorist.

“Jam i sigurt, se nuk ka francezë që nuk është i prekur këtë ditë,… duhet të kuptojmë, se terrorizmi na prek të gjithëve, edhe Francën e cila është goditur së fundmi, ne e kuptojmë mirë se vuajtjen e njerëzve në Britaninë e Madhe.”

Ndërkohë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel reagoi e tronditur pas sulmeve të dyshuara terroriste në Londër dhe premtoi solidaritet në luftë kundër terrorit. “Edhe pse duhet zbardhur deri në fund sfondi i këtyre akteve, dua të përforcoj qëndrimin e Gjermanisë e qytetarëve të saj, se në luftën kundër çdo lloj forme të terrorizmit ne qëndrojmë fort e të bashkuar në krah të Britanisë së Madhe”, tha ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje