Ukrainë, shpërthim në bazën ushtarake, evakuohen 20 mijë persona

23 Mars 2017, 12:38Bota TEMA

Një seri shpërthimesh ndodhën në një depozitë armësh në bazën Balaklija, në afërsi të qytetit Kharkiv të Ukrainës.

Autoritetet kanë nisur evakuimet dhe kanë larguar rreth 20 mijë persona.

Baza ushtarake ndodhet rreth 100 kilometra nga fronti.

Depozita përdoret për të mbajtur 138 tonelata municione, mes të cilave raketa dhe armë artilierie.

Skuadrat e shpëtimit janë vënë në punë për të çuar në një vend të sigurt njerëzit që jetojnë në qytet dhe në fshatrat e afërta. Sipërfaqja totale e bazës shtrihet mbi 350 hektarë, bën të ditur ushtria ukrainase.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje