Një deputet rus i cili u largua nga Rusia për shkak të frikës nga regjimi i Vladimir Putinit u vra sot në qendër të Kievit.
Denis Voronenko u qëllua me armë nga një person, ndërsa po hynte në një hotel luksoz në kryeqytetin rus.
Ai ishte një kritik i madh i presidentit aktual, por si pasojë e kërcënimeve dhe frikës për jetën, u largua nga vendi vitin e shkuar.
Përveç Voronenko-s u plagosur edhe truproja e tij. Ky i fundit qëlloi me armë ndaj atentatorit duke e plagosur atë.
Të dy ndodhen në spital.
Prokurori i përgjithshëm ukrainas ka akuzuar Rusinë për këtë atentat.