Bashkimi Evropian i ka kërkuar Hungarisë që të sigurojë se politika e re për ndalimin e emigrantëve në kufi, nuk thyen rregullat e unionit për mbrojtjen e njerëzve që kërkojnë azil.
Komisioneri Dimitris Avramopoulos u takua sot me zyrtarë hungarezë dhe ka thënë se ekspertët do të diskutojnë për rregullat e reja për azilkërkuesit, duke thënë se Hungaria duhet të mos i shkel rregullat e BE-së.
Sipas ligjit të ri, që sot ka hyrë në fuqi në Hungari, ky shtet ka të drejtë të ndalojë të gjithë azilkërkuesit në kufi dhe t’i vendos në kampe. Ky vendim i Budapestit është kritikuar nga agjencitë e OKB-së dhe organizatat e të drejtave të njeriut.
Agjencia e OKB-së për refugjatë, UNHCR ka thënë se Hungaria do të shkelë ligjin ndërkombëtar dhe të BE-së, nëse arreston fëmijë.