Ligji italian që synon të rikthejë brenda vendit industrinë Call Center ka dhënë efektet e para në Shqipëri, duke pezulluar aktivitetin e rreth 30 kompanive.
Paralelisht me këtë, përfaqësuesit e biznesit kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë shqiptare. Një nga pikat kryesore është subvencionimi i trajnimeve.
“Të paktën për një periudhë të caktuar të kishim një subvencionim të kostos së sigurimeve shoqërore, që është shumë e lartë. 25 mijë punonjës mund të jetë shifër e ulët në krahasim me tregun e punës, por janë punonjësit më sensitivë, studentë që jo vetëm rriten në karrierë, por mbështesin studimet dhe familjet e tyre”, thotë Drenova. Top Channel