LSI shkarkon "për shkelje" drejtorin e Policisë së Burgjeve, ish- shefi i sigurisë së kryeministrit

28 Mars 2017, 11:13Kronika TEMA

Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili ka firmosur shkarkimin nga detyra të Petrit Koshaj, me detyrë drejtor i Policisë së Burgjeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Motivacioni kanë qenë shkeljet e rënda që dyshohet se Koshaj ka kryer gjatë ushtrimit të detyrës.

Koshaj e mbante këtë detyrë prej dhjetorit të vitit 2015.

Petrit Koshaj ka qenë shef i sigurisë për ish- kryeministrin Fatos Nano dhe më pas për kryeministrin Edi Rama.

Nuk dihet nëse shkarkimi ka motive poltike për problemet brenda koalicionit, apo pason shkarkimet dhe ndëshkimet e tjera në Drejtorinë e Burgjeve.

Koshaj ka qenë një zyrtar i lartë shembullor i Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës.

5 komente në “LSI shkarkon “për shkelje” drejtorin e Policisë së Burgjeve, ish- shefi i sigurisë së kryeministrit”

  1. tenth says:

    Eshte normale qe keta jane ushtare qe pjesen me te madhe te atyre qe mbledhin (mbledhjen e kane me detyrim dhe percaktim) e dergojne tek partia qe i ka vene ne pune, duhet gjetur rrenja e problemit dhe besoj se rrenja e problemit jane leket qe u nevojiten partive.

  2. Qytetar says:

    Kudo ku jane te emeruarit e LSI te jeni te bindur se vidhet cdo sekonde.Eshte ne filozofine e asaj korporate vjedhja.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Si gjithmone.. Te rrjepim postin se si dihet.. He more Manjani apo do thuash “si kontrolloj une njerzit”.. Po te ishte I krahut tjeter do te mbahej fryma tek autopolantet e llumit te kenetes.. Kam nje pyetje: Ti e zgjodhe personalisht?!?! Dil e pergjigju..

  4. EdvinTapia says:

    Ky drejtori “dorehequr” Tit Koshaj ka 20 vjet qe me agjensine turistike Concord mbledh leket e “turisteve” shqiptare te cileve ju pelqejne casinote e Malit te Zi. Ka bere disa ndertime. Merret me tregeti. Ka qene shef i sigurise se Nanos jo Rames. Jane prishur per pazare. Sic duket me LSI e ka gjetur akordet. Sle gje te bjere ne toke ne emer te “pushteteve”. Vampir tranzicioni. Sidomos turet ne Tailande i “qan” – full service. Shkon me leke dhe i martuar kthehesh troke dhe beqar me ndonje “virus” tek veglat

  5. Bomba says:

    Beri gabimin fatal qe nuk I dha parate e Korrupsionit Ilir Ali Babes me 40 hajdute,nuk I ndau me LSI dhe tani shife se shkon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje