Mediat serbe 'kryqëzojnë' Bufon: Bëri simbolin e Shqipërisë së Madhe

29 Mars 2017, 10:31Rajoni TEMA

Dy ditë më parë, gazetari Dritan Shakohoxha postoi në “Instagram” një foto duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenore me portierin e Kombëtares së Italisë, Xhanluixhi Bufon, pas ndeshjes me Shqipërinë në Palermo.

“Portieri i Juventusit, Xhanluixhi Bufon, është pa dyshim mjaft popullor në mbarë botën, por në të ardhmen nuk do të ketë simpati të madhe nga serbët. Pas ndeshjes me Shqipërinë, portieri i Kombëtares italiane bëri me dorë shqiponjën dykrenore, simbolin e ‘Shqipërisë së Madhe’. Legjenda nga Torino e bëri këtë së bashku me gazetarin Dritan Shakohoxha, i cili vazhdimisht poston foto të kriminelit Ramush Haradinaj”, shkruan “Kurir”.

Më herët, mediat serbe kryqëzuan edhe kampionin e Europës në garën e kërcimit së gjati, shqiptarin Izmir Smajlaj, i cila pas fitores ka bërë me duar shqiponjën.

“Shqiptari Izmir Smajlaj çuditërisht mori medaljen e artë në kërcim së gjati në Kampionatin Evropian në Beograd, ndërsa më vonë provokoi publikun në “Arena” që e përshëndeti atë me duartrokitje”, shkruanin mediat serbe./b.w

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje