Ky moment i papërshtatshëm argëtimi i ka kushtuar vendin e punës disa mjekëve dhe infermiereve në Kolumbi.
Në një video të publikuar prej tyre në rrjetet sociale, ata shihen duke kërcyer në sallën e operacionit, ndërsa pacienti gjendet i shtrirë.
Por, pasi videoja u kthye në virale, ajo është parë edhe nga drejtuesit e klinikës “Santa Cruz Bocagrande,” të cilët i kanë pezulluar mjekët menjëherë. Ata gjithashtu janë shprehur se veprimi i tyre tregon mungesë ndaj pacientit dhe është kundër çdo rregulli të klinikës.