Qeveria kërkon shkarkimin e hoxhë Ahmed Kalasë, u tall me priftërinjtë

28 Mars 2017, 17:35Sociale TEMA

Videoja e publikuar në rrjetet sociale ku futbollistët e Kombëtares Shqiptare, Armando Sadiku dhe Andi Lila, shfaqeshin në dhomën e një hoteli duke u tallur me përfaqësuesit e klerit ortodoks është bërë objekt debatesh dhe diskutimesh të shumta.

Por nëse dy futbollistët ia hodhën “paq”, pasoja pritet të ketë për autorin e kësaj video, imamin Ahmed Kalaja.

Burime nga Komuniteti Mysliman Shqiptar pohuan për “BalkanWeb” se ditën e djeshme Komiteti Shtetëror për Kultet iu ka kërkuar zyrtarisht me anë të një letre, shkarkimin e Ahmed Kalasë nga detyra e imamit të xhamisë tek “Rruga e Kavajës” në kryeqytet.

Të njëjtat burime pohojnë se kërkesa e Komitetit të Kulteve mbështetet mbi argumentin se me anë të kësaj videoje, imam Ahmed Kalaj ka cenuar dhe prishur me dashje harmoninë ndërfetare në vend.

Burimet nga KMSH thanë se shumë shpejt do të thirret dhe një mbledhje ku do të merret edhe vendimi për imamin, Ahmed Kalaja, pa saktësuar nëse ai do të shkarkohet apo jo nga kjo detyrë e lartë fetare.

Kujtojmë se pas publikimit të videos dhe debatit që ajo shkaktoi në opinionin publik, imami Ahmed Kalaja me anë të një postimi në “Facebook” kërkoi ndjesë për gjithçka ka ndodhur. Ai theksoi se nuk do t’i lejonte kurrë vetes që mendimet dhe bindjet e tij për klerikët apo pjesëtarë të komuniteteve te tjera fetare, të ishin në kundërshtim me mësimet e Islamit.

Por duket se as ndjesa publike nuk iu ka mjaftuar autoriteteve shtetërore që të kërkojnë nga Komuniteti Mysliman penalizimin e tij.

Në prag të ndeshjes me Italinë, dy lojtarë të Kombëtares, Andi Lila dhe Armando Sadiku u përfshirë në një videoskandal, bashkë me hoxhën Ahmed Kalaja, ku tallen me besimin fetar të krishterë. Biseda u zhvillua në një dhomë hoteli, kur imami Ahmed Kalaja kishte shkuar për t’i vizituar.

Ndonëse ka qenë imami Kalaja ai që e nxit Lilën të tregojë historitë me priftërinj në skuadrën greke ku luan (PAS Giannina), ky i fundit nuk hezitoi t’i tregojë një episod, kur prifti hyn në dhomat e zhveshjes dhe të gjithë i puthin dorën.

Duke u tallur me vizitat e shpeshta të priftërinjve tek skuadra ku luan, Lila shtonte se ai nuk e ka bërë një veprim të tillë, pra që t’i puthte dorën. Tregimi i tij shoqërohej me të qeshura si nga Sadiku ashtu edhe nga imami Ahmed Kalaja.

6 komente në “Qeveria kërkon shkarkimin e hoxhë Ahmed Kalasë, u tall me priftërinjtë”

  1. faik konica says:

    Hallall!

  2. pirdh o prift ne prill pirdh says:

    Eshte anku Janulla me siguri

  3. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    jo vetem te shkarkohet por ti futet edhe nje hu ne bithe,madje me gunga………..vrromoarapi!

    1. SHQIPERIA: SHEMBULL I HARMONISE FETARE says:

      ARRESTONI TFGS dhe i fusni ashtu si e meriton: nje hu ne bithe, madje me gunga!
      Jo per faktin qe eshte nje mavri i zi evgjit vrromoarapi.
      Por per faktin qe eshte perçares i ndyre i Shqiptareve.

    2. kuc he dreq says:

      Ti shiko bythen tende dhe bythet e prifterinjve ne Greqi,se keta zhulsat i rregullojme vete ne ?

  4. EKUILIBER SHPIRTEROR says:

    -Videoja komike e hoxhes dhe futbollistave eshte e vertete se permban nota ironizuese, por ne thelb eshte vetem video humoristike.
    -Karikaturat e profetit Muhamed nga revista franceze vertete permbanin nota satirizuese, por ne thelb ishin tregues te demokracise.
    -Ndersa greku Janullatos eshte faktuar me deklarata perçarese kunder shtetit, kunder besimeve te tjera, kunder Gjykates Kushtetuese;
    dhe asnjehere deri me sot atij nuk i ka hyre asnje gjemb ne kembe: as nga qeveria, as nga gjykatat, as nga organet e tjera shteterore.
    SIPAS FAKTEVE KONKRETE [deklaratave me shkrim dhe deklaratave audiovizive].

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje