Pasagjerët e linjës ajrore “Air Canada” janë përfshirë nga paniku kur vunë re se një nga krahët e aeroplanit kishte marrë flakë.
Ata ishin duke fluturuar drejt Shanghai-t, kur nga një prej krahëve të avionit ka nisur të dalur tym.
Ekuipazhit iu desh të shkarkonte një sasi të madhe karburanti, në mënyrë që të parandalonte përhapjen e flakëve, ndërsa aeroplani bëri një ulje të detyruar në Montreal.
Megjithatë, 213 pasagjerët që gjendeshin në bord, kanë shpëtuar pa pësuar asnjë lëndim.