Ja vendi në Shqipëri ku vajzat sot martohen që 12 vjeçe. Mësuesi: I nxit feja

27 Mars 2017, 16:51Sociale TEMA

Polis Shehu është fshati i cili ndodhet 25 kilometra larg nga qyteti i Librazhdit. Është një fshat i varfër që ka 300 banorë.  Mirëpo, një fenomen që po vihet re së fundmi, është braktisja e shkollës nga vajzat e mitura për t’u martuar.

Dy vajza të klasës së gjashtë dhe njëra e klasës së nëntë sapo janë celebruar. Dy nga ato janë motra. Nëna e tyre ka pak fjalë për të thënë.

Shumë të rritur nuk e kanë pritur mirë këtë fenomen. Ka prej tyre që thonë se duhet një ligj për të penguar fejesa e martesa të minoreneve. Por ka dhe nga ato që fajësojnë prindërit e vajzave.

Në të vërtetë, fshati Polis Shehu është një vend që nuk të afron asgjë.

Jeta këtu vjen nga ajo pak bujqësi e blegtori.

Por për mësuesit, ky është një alarm.

Ata janë të irrituar dhe të ardhmen e zonës e shikojnë të zymtë, me njerëz analfabetë dhe të prapambetur.

Shaban Gjyra thotë për TV Klan, se njëra nga vajzat ishte një nxënëse shumë e mirë, nuk duhej të ndodhte pikërisht kështu, të largohej nga bankat dhe të martohej.

Për këtë mësues të irrituar, vendime të tilla në zonat e prapambetura të Librazhdit, po i nxit feja.

Por pavarësisht nëse njëra palë mendon zgjidhje te martesa e hershme e fëmijëve, kurse pala tjetër është kundër, këtu mes maleve të Librazhdit jeta duhet të jetë një ferr.

Edhe përshëndetjet e banorëve nuk duken normale. Kur dikush i huaj shkon në fshatin e tyre, shikojnë si të habitur. Është aq varfëri dhe izolim, saqë askush smund t’u tregojë këtyre njerëzve se si duhet të jetojnë më mirë.

3 komente në “Ja vendi në Shqipëri ku vajzat sot martohen që 12 vjeçe. Mësuesi: I nxit feja”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    MJAFT ME,me kronika nga Afghanistani!

  2. LANI says:

    afganistani eshte shembull per shqiperine .turp per ZOTIN bo bo bo bo zemrat e vogla jane gjynah pu pu pu skandal

  3. Shkodran I Vjeter says:

    O qarri i zigjurit,
    E martvove vajzen dhe mbesen o ekskrement islamik ??
    Hajt t’u trashegoshin e sa ma te zi ju dalshin kelyshat !!

    Aloha Snackbar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje