VIDEO/ Horror në kopësht, edukatori përplas vajzën në dysheme

27 Mars 2017, 08:47Sociale TEMA

Një edukator kopshti në Teksas, SHBA, u arrestua pas publikimt të pamjeve, ku ai shfaqet teksa ushtron dhunë ndaj një vajze vetëm katër vjeçe.

Në videon e një kamera sigurie, ai shihet teksa i bërtet fëmijës dhe kur ajo nuk pushon së qari, ai e ngre dhe e përplas në dysheme.

Gregory Diglin u arrestua për shkak të lëndimeve që i shkaktoi vajzës, duke i çarë buzën, dëmtuar mishërat e dhëmbëve, si edhe duke i shkaktuar plagë në fytyrë.

Në pamje, shihet se si pas përplasjes së fëmijës në dysheme, Diglin përpiqet të zbutë tonin e zërit, ndërsa i kërkon vajzës që ta ndjekë, për t’u larguar nga këndi i kameras.

Raporti i policisë tha se, më pas ai u përpoq të pastronte gjakun nga fytyra e vajzës. Ndërkaq, shtohet se ajo pritet të rekuperohet plotësisht, por mund të ketë pësuar edhe dëmtime afatgjata dentare.

Ndërkohë, Diglin është arrestuar dhe për të është caktuar një garanci prej $200 000 për lirimin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje