Në rrjet është duke qarkulluar një lajm për gjendjen shëndetësore të këngëtarit të njohur Françesk Radi.
Raportohet se ai është shtruar me urgjencë në spital mëngjesin e sotëm.
Një dëshmitar thotë për JOQ, se ai ka shkuar në spital me urgjencë rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Tefta Radi, mbesa, Rozana dhe shumë të tjerë.
“Për fat të keq mjekët nuk jepnin shumë shpresa”, tregon ai.
Ai ka dëgjuar edhe bisedën mes Teftës dhe një të afërmes së tyre.
“Ajo tha se ai ishte shumë mirë. Po flinim dhe Franko, (kështu e quante ajo) kishte filluar të gërhiste shumë, duke e shoqëruar gërhitjen me kollë. Tha pastaj që u zgjua dhe gërhitja nuk i pushonte”, tregon dëshmitari për rrëfimin e Teftës.
“Mjekët i thanë që është hemoragji cerebrale. I kanë vënë një tub ne fyt se s’merr dot frymë vetë. Dëgjova edhe Teftën që ju thoshte njerëzve duke qarë në telefon “ejani ju lutem, Franko po mbaron”, thotë ndër të tjera ai.
Bashkëshortja e tij, Tefta Radi ndodhet pranë tij në këto momente të vështira dhe apelon për ta nisur jashtë shtetit.
Sipas saj, gjendja e Franceskut është tepër kritike dhe një mjekim i specializuar jashtë vendit mund t’i shpëtojë jetën.
Shume keqardhje dhe urimet me te dashura Frankos ta kaloje edhe kete sfide!
Sa per burimin e informacionit dhe median qe e publikoi: etika 0, respekti per privatesine 0, detajet e perfshira totalisht pavend.
Bollni me keto idiotesirat e dergimit jashte shtetit!!!
Lerini mjeket te bejne punen.
Ata qe nuk kane mundesi te shkojne cfare jane?! Klysha kurvash?!
Vertete per me t’ardhe keq. Kaq papritun? Mos noshta i kan kerkue me kndue n;cader, mor aman!!!….. Zoti e baft mire!