Ky është momenti i frikshëm kur disa golfistë lanë menjëherë lojën e tyre dhe u ngjitën nëpër makina, nga frika se mos kafshoheshin nga një aligator i stërmadh.
Ata ishin duke marrë leksione të lojës në një kompleks në Kaliforninë e jugut kur zvarraniku u shfaq.
Sipas dëshmitarëve, aligatori ishte mjaft i madh dhe ngjan si një dinozaur.
Ai eci përgjatë fushës i pashqetësuar, ndërkohë që njerëzit kishin krijuar distancën e nevojshme.