Modelja britanike Rhian Sugden është e fundit që imiton pozën e famshme të Marilyn Monroe-s.
Bukuroshja 30 vjeçare është një nga “të preferuarat” e tabloidit “The Sun” dhe shpesh herë është pranishme me fotot e saj sensuale në botimet e gazetës.
Modelja ndihet mjaft entuziaste për këtë punim të fundit.
“U ndjeva e lavdishme po aq sa edhe Marilyn. Është një pamje seksi, dhe e hershme gjithashtu. Por pavarësisht kësaj, ajo duket e relaksuar, është e vështirë që të rrish në atë pozicion për një kohë të gjatë”.