Suksesi hapësinor, tani reduktohen kostot e fluturimeve

31 Mars 2017, 16:16Hi-Tech TEMA

Një raketë “Space X Falcon 9” është nisur edhe një herë në mision nga Florida të enjten, në një hedhje të parë të suksesshme të një mjeti orbital të përdorur, që më pas është ulur sërish mbi një platformë në oqean.

Arritja e paprecedentë e rihedhjes në hapësirë një raketë të përdorur dhe uljes së sigurt të saj, është vlerësuar nga themeluesi miliarder i Space X, Elon Musk, i cili e ka quajtur këtë një hap revolucionar në përpjekjen e tij për të ulur koston e lancimeve dhe për të shkurtuar intervalet mes fluturimeve në orbitë.

“Kjo është një ditë e madhe”, i tha Musk gazetarëve pas lancimit. Kompanisë kaliforniane që realizoi gjithçka iu deshën 15 vite për të demonstruar se një raketë e nxjerrë nga një oqean pas një fluturimi të vetëm në orbitë, mund të rikthehet në formë dhe të ripërdoret.

Tani, pretendimi i radhës, është rimarrja e raketës dhe rilancimi i saj brenda 24 orësh, një objektiv që mund të arrihet sipas drejtuesve të kompanisë Space X, para fundit të vitit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje