Pasi u nderua në Paris me titullin e lartë të «Komandantit të Legjionit të Nderit» kryeministri shqiptar Edi Rama vizitoi të premten Zvicrën. Ndonëse në këtë vend jetojnë mbi 200 mijë shqiptarë (shumica nga Kosova dhe Maqedonia) kontaktet zyrtare të nivelit të lartë mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë (pjesa shqiptare) me Zvicrën mbesin të rralla. Për këtë mungesë kontaktesh ekziston një shpjegim: trevat shqiptare të Ballkanit sundohen kryesisht prej politikanëve të korruptuar me lidhje të ngushta me krimin e organizuar, andaj ata nuk janë të dëshiruar dhe të mirëpritur në sallonet e Bernës. Disa prej liderëve të Kosovës kanë jetuar gjatë në Zvicër dhe dosjet e tyre janë të trasha, rrjedhimisht ata mund të zgjojnë vetëm interesimin e qarqeve të sigurisë.
Edi Rama ishte i ftuar nga presidentja e Zvicrës Doris Leuthard. Qëllimi i vizitës ishte shënimi i 25-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë formalisht demokratike dhe Konfederatës zvicerane. Zvicra kishte njohur Shqipërinë më 1922, ndërsa në vitet ’30 ishin vendosur marrëdhëniet diplomatike, të cilat kishin pushuar pas ardhjes në pushtet të regjimit komunist më 1945. Tek në vitin 1970 prapë ishin vendosur marrëdhëniet diplomatike. Më 5 tetor 1970 ambasadori i Zvicrës në Beograd, Hans Keller, i cili mbulonte edhe Shqipërinë, i dorëzoi letrat kredenciale Haxhi Lleshit, kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë. Hans Keller, i cili vdiq në vitin 1999, në vitet ’60 kishte shërbyer si ambasador i Zvicrës në Pekin dhe atje ishte njoftuar dhe kishte krijuar një kontakt mirëbesimi me ambasadorin shqiptar Nesti Nase. Më 1969 Keller i kishte bërë një vizitë private Nesti Nases, për të cilin portali i njohur i biografive Munzinger shkruan se për prejardhjen dhe jetëshkrimin e tij dihet vetëm se ka ndjekur shkollën e njëjtë në Korçë, në të cilën kishte dhënë mësim Enver Hoxha.
Gjatë shekullit ’20 marrëdhëniet mes Zvicrës dhe Shqipërisë mbetën modeste. Rrjedhimisht, vizita e kryeministrit Edi Rama mund të ishte historike nëse qeveria shqiptare të ishte në nivelin e detyrës dhe jo e preokupuar me krizën e brendshme politike dhe me rrezikun e dështimit të zgjedhjeve. Rrjedhimisht, të premten mes Zvicrës dhe Shqipërisë në Bernë u nënshkruan dy marrëveshje – njëra për programin e zhvillimit ekonomik, tjetra mbi aftësimin profesional në tregun e punës në Shqipëri. Këto marrëveshje janë shumë të rëndësishme, por potenciali është shumë më i madh. Kryeministri do të mund të takonte përfaqësues të byrove të mëdha turistike të Zvicrës, të industrisë së kimisë, të bujqësisë, pastaj biznesmenë shqiptarë, të rinj e të reja të integruar mirë në këtë vend. Nuk u realizua asgjë nga kjo, sepse, për fat të keq, kryeministri dhe stafi i tij duket se janë të preokupuar me zahmete të tjera lokale mes Kukësit e Sarandës. Ndërsa në Shqipëri jetojnë 84 shtetas zviceranë, në Zvicër jetojnë mbi 200 mijë shqiptarë, një numër i konsiderueshëm i të cilëve së paku pushimet verore i kalojnë në Shqipëri. Një kryeministër në nivel të detyrës do të duhej të hapte në Zürich Zyrën Turistike të Shqipërisë, sepse jo vetëm shqiptarët e këtushëm kalojnë pushimet në «vendin e shqipeve», por edhe shumë zviceranë. Mjafton të hulumtohet në arkivin e mediave zvicerane: aty gjenden tekste mbi turizmin alpin, mbi mundësitë për shëtitje me biçikleta në veri të Shqipërisë, mbi një restorant të famshëm të ushqimit në Fishtë, për Tiranën që – më në fund – ka edhe shtigje për biçikleta. Një arkeolog zviceran madje ka shkruar një libër mbi alpinizmin në Theth e rrethinë.
Fatkeqësisht vizita e Edi Ramës në Bernë përfundoi pa ndonjë rezultat të madh. Dhe për këtë përgjegjësinë e bart ai vetë dhe kabineti i tij. Problemet shqiptare e ndoqën kryeministrin deri në Bernë. Pas takimit me presidenten Leuthard në Bernë Rama dhe nikoqirja e tij dolën para mediave. Rama foli, siç mund të pritej, për futbollin. Ai tha se Shqipëria është mirënjohëse për ndihmën e Zvicrës në fushën e blertë – aktualisht 6 shqiptarë me pasaportë zvicerane luajnë për kombëtaren shqiptare. Në stilin e tij mes ironisë dhe shpotisë menjëherë nënvizoi se pa Shaqirin dhe Xhakën (Granitin!) Zvicra nuk do të mund të kishte arritur këtë nivel.
Ky muhabet, siç shkruan «Neue Zürcher Zeitung», shërbeu vetëm për të larguar vëmendjen nga problemet reale. Dhe problem real është tregtia me drogë në Shqipëri. Amerikanët po thonë se nën qeverisjen e Ramës prodhimi është katërfishuar, italianët janë pak më modest: thonë se është trefishuar. Thënë shkurt: Shqipëria ka një problem të madh. Në intervistën dhënë për «dialogplus.ch» kryeministri Rama tha se kanabisi ishte këtu, domethënë nuk e sollën socialistët, gjë që është shumë e vërtetë, por po aq e vërtetë është se të dy blloqet politike – socialistë e demokratë – nuk kanë ndonjë interes për të çrrënjosur këtë kancer për shoqërinë shqiptare. Para se të vinte për vizitë në Zvicër gazeta «Neue Zürcher Zeitung» botoi një tekst të gjatë të një gazetari shqiptar mbi kanabisin si «mbret të Shqipërisë», ndërsa ditën që Rama ishte në Bernë u bë e ditur se një 24-vjeçar, i cili më 9 mars mbijetoi një sulm me armë në Basel (ku vdiqën dy shqiptarë të tjerë), është dëbuar në Shqipëri. Viktimat dyshohet se kanë qenë tregtarë të drogës.
Po ashtu, në ditën kur Rama vizitoi Bernën një gazetar e ballafaqoi atë me një pyetje kritike mbi një ish-zyrtar policor në Shqipëria, i cili ka ikur në Zvicër, pasi, siç ka deklaruar, në vendin e tij kishte zbuluar makinacionet e mafies së drogës. I pakujdesshëm, shpeshherë edhe i papërgjegjshëm siç është Rama e talli gazetarin: «Ah, ju gazetarët gjithkund në këtë botë jeni të njëjtë». Përndryshe zyrtari policor me emrin Dritan Zagani këtë javë ka marrë azil në Zvicër. Një vendim i tillë i autoriteteve zvicerane i është komunikuar me notë diplomatike Ambasadës së Shqipërisë në Bernë më 29 mars 2017. Zagani i tha televizionit publik zviceran se kishte zbuluar pista ilegale në Shqipëri, ku aterronin avionë nga Italia dhe ngarkoheshin me mariuanë. Autoritetet zvicerane i kanë besuar këtij versioni. Gazetarë hulumtues në Tiranë thonë se Zagani po aq sa denoncues mund të jetë edhe vetë i inkriminuar pasi dyshohet t’i ketë shitur të dhëna hetimore policisë italiane. Po të ishte Shqipëria shtet ku sundon ligji, kryeministri nuk do të ballafaqohej me pyetje të tilla. Kur të kthehet në Tiranë ai ndoshta mund ta pyes ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri nëse di diçka më shumë për Dritan Zaganin.
Amerikanet dhe italianet thone hashashi eshte katerfishuar krahasuar me vitin 2015 qe ishte rreth 50 hektare ne 200 hektare ne 2016, por ne 2013 ishte 300 hektare,keshtu qe ti si gazetar je fiks si thote Rama,pra i pa afte,ose dashakeq……ose te dyja bashke.
Shko more koke me cepa. Ti nuk je vecse nje i blere koke e kembe i Sali Pashe Toptanit dhe Lulzim Xhaferr Deves. Propaganda jote con uje ne vijat e Serbise. Edi Rama eshte udheheqesi me i sukseshem ne historine e Shqiperise. Asnje kryeminister ne gjithe historine e krijimit te shtetit modern shqiptar qe nga 1912 nuk ka qene kaq i sukseshem sa Edi Rama ne lidhje me vizitat e nivelit te larte qe ai ka kryer dhe ne dobine qe i ka sjelle kombit shqiptar. Z. Rama ju na keni bere te ndjehemi krenar qe jemi shqiptar. Prandaj keni falenderimet tona me te perzemerta. Keta legenet e paguar nga UDB-ja e Berishe dhe Bashes nuk mund te cenojne vlerat e tua. Vazhdo ne rrugen qe po ndjek. Ne te pershendesim.
Mirë e ke Dianmo TR – ky është edhe i paaftë edhe dashakeq.
Asnjëherë nuk shkrojti se pse gazeta Tribune de Geneve e konsideron hapjen e xhamisë në Gjenevë sikur “emancipim të shqiptarëve http://www.tdg.ch/geneve/actu-genevoise/Un-centre-albanais-renait-et-fait-face-aux-suspicions/story/18448810
ky eshte turpi i te qenit kryeminister i suniteve shqipfoles,te cilet me paturpsine me te madhe identifikohen si ”shqiptar” edhe pse ne gen nuk qene kurre te tille……………ptuuuuu!
”………kriminele rrugeve te Zvicres te ”thjeshtet” sunitoshqipfoles ,te korruptuar ”politikanet” ne kosove,makedoni e shqiperi,ne total : non grata per Zvicren!
Kesaj I thone pirdh se shfyhesh. U mbars mali dhe polli nje cope Muti “helen” arabie si puna jote…..
Edit ti rruani bolet ju banoret e shpellave!
Nuk te kuptova fare o Robell se cfare doje te thoshe me kete artikull. Doje te na vertetoje ate qe tha Edi qe “te gjithe njesoj jeni”. Nuk munda te marr asnje lloj informacioni nga ky artikull qe ne fund te fundit eshte ajo per te cilen ekziston gazetaria, vetem mllef dhe anal-iza me te cilat na jane mesuar veshet dhe per fat te keq nuk na bejne me pershtypje. Them fat i keq per ne sepse e kemi ulur steken e gazetarise kaq shume sa budallalliqe te tilla na duken mese normale dhe nuk presim me te marrim informacion te pavarur nga gazetaret tane
qente le te lehin, Edi Rama ec perpara!
ky gazetar qe shkruan keshtu eshte nje sahanlepires I zvicerranve. sepse atje ne zvicer ka gjet “lumturin” e vet me paret e shtetit pasanik zvicerran.si lypsar klasi.
shqiprija dhe shqiptaret kan halle dhe cene,shum,por t ua lesh atyre ne dere problemin e droges,kjo esht genjeshter me bisht. pse.
1.sepse,shqiptaret po merren me drog qysh pas hapjes se shqiperis,pra pas viteve 1990. esht fakt historic qe askush nga keta gazetarucet qe ushqehen me kockat e te huajve nuk e permend. ishte e zolume shqipnija nga enver dull hanxhar komunizmi. dhe shqiptart ishin te padal dhe s kishin pa bot me sy pra edhe drogen nuk e njifnin sepse,po ta prekje me dor drogen atehere ti priste duret me sopat bolshevike tip draper e cekan Dull Usta Kasapi me bixhak n brez. pra ky fakt historic,izolimi komunist pra,beri qe shqiptart te mos kishin gisht fare ne tregtin e drogs. si rrjedhim del se ate e benin te tjeret. te huajt pra. dhe zvicerrant jan te huaj gjithashtu.
2.shqiprija “mbretri hashashi” eshte nje figure letrare propogande demokratikse,per me demonizu shqiptart.qe ngjan si ato figuracjonet e dokumentareve te kinemave komuniste ku “gruri ishte me bollek” dhe kishte “te kora te mbara” sipas propogandes komuniste,qe populli t mos friksohej se do ngordhte per buk,
pra thjesht propogand qe behet per te denigru shqiptart dhe shqipnin.
e si mund te qortohen shqiptaret per nanji Lazarat fenomen qe kan pas apo edhe per lazaratet e rinj qe po cfaqen tash,pra per kultivimin e hashashit,kur marijuhana pihet lirshem dhe ligjshem bareve dhe pubeve te amsterdamit europjan demokratik nen kujdesin e vet shtetit?!a e dini se krahas kamjoneve qe furnizojn pubet e perendimit me birr parkohen edhe ata qe I furnizojn me marijuhan?
shan shqiptarin qe e mbjell bimen ne mal dhe lavdron amsterdamin qe e pijn nen kujdesin shtetnor ne mes te qytetit?! ksaj I thon mos beni si bej un por beni si them un.
dhe,ne amerik marijuhana esht e legalizume ne disa shtete. dhe bisnesmenet amerikan po e kultivojn neper impjante industrial marijuanen duke permirsu cilsin ne menyr shkencore. nje bisnesmen amerikan diku nga perendimi amerikan,deklaroji se po punon shkencerisht per te rrit cilsin e bimes qe e kultivon me leje shteti sepse ka marr licencen n shtet per furnizim te lokaleve me marijuhan. dhe mendon qe bisnesi I tij do kapi 60 biljon dollar pas nja dy dekadash.
kurse kta gazetarucet merren me ca fshatar shqiptar qe shesin marijuhan t eger mali ,apo shkruajn per transportuesit “e sofistikuar” shqiptare qe e transportojn barin me gomere dhe mushka primitive!!!
a e kuptoni se cfar dopjomorali po luhet?
po kerkohet te gjehet qimja ne syrin e shqiptarit ndersa duket nje derro trungu perpara syve te t hujve.. qe bejn sikur s shofin gjo….
edhe zvicrra vet e ka liberalizu krejt marijuhanen dhe s ka njeri te denu per kte lloj droge. dhe nese do ket nje vend qe do quhej gangrene droge,ky vend esht zvicra ku popullata e saj esht e kalbur nga konsumi I drogs. jan 60 kg heroin dhe kokain qe konsumohen cdo dit ne zvicer.
3.persa I perket krimit.
a jan kriminela zvicerranet a s ka.
dhe nese ka nje shtet qe esht mafjoz kriminel I organizu ky shtet esht zvicra.
esht shtet mafjoz zvicra. esht si nje band kriminelesh te organizu.
un vet kam qen ne kontakt konflikti me drejtsin zvicerrane. per krimin e droges.
kur vinte fjala per shtetasit zvicerran hetuesi I anashkalonte dhe thoshte :”ti si njef kta. mos fol per kta” duke mos I permend fare neper materjalet hetimore. donte vec te shkruante kundra te huajve.
dhe gjykatat zvicerrane denojn vec te huajt. sidomos shqiptart e kosovart qe s kan shtet kush ti mbroj. dhe,po te shofesh se ku e drejtojn forcen zbuluese policore ata,do konstatosh se ajo drejtohet vetem kundra te huajve,se zvicerranve as nuk ju prek qimen e flokut policija e tyre.
shko ne Bazel!.
ne Heuwage (zona qendrore e qytetit),eshte ndertesa e Statsanwaltschaft (prokurorija e shtetit) per Bazelin. perball ksaj ndertese,kalo rrugen,rreth 15 metra a 20 e shumta max., eshte ndertesa qe quhet Kassen zimmer (dhom e mbyllur,kase,),ku drogarashe nga kater anet e zvicres pijn drog me hund,cpohen me shiringa,,shesin e blejn ke njeri tjetri drog haptas fare,ne mes te dites me diell,nen syte e policeve qe rrijn si hu gardhi e shofin…..
dhe flitet per heroin dhe kokain e jo per hashash lazarati qe duket si cigare komunizmi “partizani” ne krahasim me drognat e forta.
dhe neper dritaret e prokurorise perball rrijn hetuesat zvicerrane me musteqe por pa bole ,qe kapin nanji fukara shqiptar dhe e fusin n burg nendhe me vite ,pse kapi 5 gram heroin me dor…porse zvicerranet e tyre vijn perdit aty dhe nen syrin e shtetit bejn drog e sterdrog.
dhe shteti kujdeset per ta saqe ne ate kassenzimmer ka edhe infermjer e doctor e kafe e e caj e limonata e koka koll,sandvic falas dhe shiringa e fasho e tableta falas. ne menyr qe zvicerranet ta pijn dhe konsumojn drogen ne menyr sa me te qete dhe sigurt!!! per kto te flitet e jo per mushkat e lazaratit ne maj t malit me bor.
dhe,nese ne shqipni zbarkojn avjon italjan neper brigje rere deti,dhe mbushet me hashash,ne zvicerr mbushen bodrumet e bankave te saj kriminele,me pare krimi te t gjith llumit t botes,me pare plot gjak te diktatorve te botes, te vrasesve,te korrupsjonit global,dhe shteti zvicerran I ruan ato pare dhe mbron diktatoret e kriminelet mafjoze qe kan para . per kto gjona duhet te bisedohej ne takimin e edi rames me presidenten e zvicres dhe jo per ca barishte mali lazarati qe I rrit djelli dhe vadit shiu I perendis.
dhe,nese kerkohet nga shqipnija zbatimi I vetingut dhe verifikimi I pasurive te disa shqiptarve gjykatsa e politikan,se pari bota duhet ti kerkoj veting zvicres,duhet verifikohen sesi jan ber te pasur bankat zvicerrane dhe shteti zvicerran. ku I kan gjet aq pare zvicerranet? jan paret e krimit global te mafjes nderkombtare qe bankat e krimit te organizu shtetnor zviceran I shplajn dhe I shtojn.
prandaj OKB ja duhet ti kerkoj verifikim te pasurive te bankave dhe te shtetit zvicerra, veting total.
pasketaj duhet te verifikohet drejtesija zvicerrane sepse nga statistikat dhe nga kontrolli viziv qe behet del se ne burgje zvicerrane shkojn vec te huajt dhe jo zvicerranet. duhet kerku se pse zvicerranet s denohen.
dhe,mafjen mos e kerkoni ne itali a gjetk. mafja me e organizuar dhe me e rrezikshme esht shteti zvicerran. sepse esht mafje me vota te lira popullore. ku qytetaret e zvicres votojn lirshem per shtetin e tyre mafjoz dhe shperblehen me pare dhe drog.
per kto gjona te flasi ky gazetar leshi.
shqipnija dhe shqiptart s bejn asgje. krimin dhe drogen e ben zvicrra dhe perendimi vet. shqipnija madje duhet ti kerkoj perendimit ne pergjithsi dhe zvicres ne vecanti llogari pse na I beri shqiptaret kriminela pas viteve 1990 kur ata dolen ne perendim e zvicer. sepse sa ishin ne shqipni shqiptart ishin njers t nershem. dolen jasht u ben kriminela. per kte te flasi ed rama e jo per sport e top.
po te ishte gjall skenderbeu dhe te vizitonte zvicren ne vend te edi rames,ai do te deklaronte patjeter keshtu :
“burra dhe gra pleq e femije zvicerrane drogarashe!
shtet kriminel I organizuar zvicerran!
banka mafjoze zvicerrane!
presidente kurve e zvicres prostitute!
drogen ,krimin,kurvnimin ,shkerdhatsine,karakurvnine, nuk jua solla une. ato I gjeta ketu ne mesin tuaj,ne shpirtrat tuaja djallanike,ne zemrat tuaja te pazemerta akull,ne mendjet tuaja demoniake shejtanore.!”
po te ishte ne vend te ed rames kryeminister shqiptar visitor ne zvicer Shukriu me Brek t Grisme do I thoshte asaj presidents zvicerrane: “hajde nga moteli se plasa me t pallu. dhe t nenshkruj un ty ca me dasht ti”
po t ishte Casanova per visit n zvicer I kishte thon: “hiqi brekte prit fisheket o presidente”
po t ishte sala I kishte deklaru shtypit zvicerron: “droga e shqiptarve esht drog e paster. pa perzjerje dhe pislliqe.ju garantoj une jue.esht drog e nershme droga jon.”
Shume FLM Aqif – ke shkruar nje te vertet te hillur!!!!!
Shume e vertet per ca shkruan per maruanen ligjore – Ne California eshte e ligjshme te mbillet, kultivohet e shitet per nevoja personale e mjekesore. Njeriu qe e perdor e ka jeten ne doren e tij dhe eshte ne dijeni per pasojat qe mund ti sjelle nga perdorim. Amerikani nuk ehste budadha qe e beri kete vite per here te pare ligjore – e beri sepse tani do te marri tatimin e do te marri fitimin ne vend qe tia japi mexikanit apo columbianit.
Shoqeria Zviceriane eshte ajo qe i pranon dhe perkrahe perdoruesit e droges. Shteti Zvicerian ta kish kaq problem – ka bankat me te pasura te botes, e ka pare boll te marr merxenare ti rruajne kufijte, te paguaj social workers te bindi adolishencen qe te merret me sporte e art dhe jo me droge, a te hapi spitale te kuroje adicted – nqs ska treg ska nevoje per prodhime.
Ishte thjeshtë një vizitë kurtuoazije pa diçka konkrete! Do të kisha dëshiruar të ishte kurorzuar me kontrata konkrete ekonomike në: turizëm, energji të reja, agroekonomi, të shërbimeve, etj. Por asgjë nga kjo vizitë që do të hyjë vetëm në statistikat mes dy vendeve. Edhe pse jemi afër 300’000 shqiptarë që ndërtojmë ktë vend, një pjesë e tyre edhe shumë e suksesshme.
Është normale kur i sheh ambasadorë dhe personel diplomacie4në shoqëri me njerëz që shteti zvicerran i njeh për gjithçka pos për qytetar të ndershëm JO!
Pritshmëritë ishin të mëdha dhe do mbesin edhe për një kohë të gjatë, fatkeqësisht.
Ky ToRobelli qenka shume patriot brre. Tamam si Luli qe per pak kryeministri shet mamane, babain, gruan pa le per Shqiperine dhe shtetasit e saje qe as qe e rruan fare dhe keto i ka me fakte. Dosja qe pergatiti kunder UCK-se, teritorin e detit qe i fali Greqise, 4 protestesit qe u vrane, 200 million eurot qe vodhi e shume e shume te tjera.
Dhe prap ky robelli. Gazetar me antishqiptar nk mund te kete ne te gjithe trojet tona. E merr nje rroge nga nje gazete zviceriane dhe vetem sa nxin imazhin shqiptareve qe tju pelqeje shefave te tij.sh
Shume tradhtart i ka shqiperia bre
O Enver te kam xhan…te gjithe Enveret i kam xhan !