Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta. Takimi i cili pritej ti jepte një përgjigje vazhdimit ose jo të koalicionit, si dhe krizës së provokuar nga opozita për bojkotin e zgjedhjeve, duket se ende nuk ka një përgjigje finale për asnjë prej problemeve, por ka një angazhim pozitiv për ti zgjidhur ato.
Edhe pse duket nuk do të ketë ndonjë komunikim publik të përbashkët, palët nuk kane dal aq të ndara, sa kanë hyrë në bisedime dhe kanë konsumuar gjithë problematikën që kanë hasur gjatë katër viteve qeverisje.
Në fokus të darkës duket se ka qenë kriza e provokuar nga opozita, zgjedhja e presidentit dhe koalicioni i ri, për të cilat kanë ndarë qëndrime të përbashkëta.
Pritet që palët të kenë një ofertë për opozitën për të hyrë në zgjedhje, si dhe disa lëvizje rreth mënyrës se si do shkohet në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale./TemA/