Studimi surprizë: Ka një lidhje mes besimit fetar dhe pornografisë

3 Prill 2017, 15:44Lifestyle TEMA
Studimi surprizë: Ka një lidhje mes besimit fetar dhe

Një studim i kryer së fundmi jep rezultate surprizuese të lidhjes së besimit fetar me pornografinë. Teorikisht, të gjithë mendojmë se njerëzit religjiozë shohin më pak filma me drita të kuqe. Por një nga studimet e fundit mbi seksin ka arritur në përfundimin se banorët e jugut të SHBA-ve, që njihen si të krishterë, shohin më shumë porno se pjesa tjetër e Amerikës.

Studimi i publikuar na “Journal of Sex Research” analizoi kërkimet që janë bërë në internet nga banorët e SHBA-ve në gjashtë vitet e fundit, me qëllim gjetjen e një lidhjeje mes konsumit të pornos dhe besimit fetar.

Rezultatet treguan se admiruesit më të mëdhenj të pornos ishin protestanët evangjelistë, të cilët besojnë në Zot, shkojnë shpesh në kishë dhe ndjekin me korrektesë Biblën.

Ndërkohë, numri më i vogël i atyre që kishin kërkuar pamje porno të internet është regjistruar në vende ku njerëzit deklarojnë se nuk janë besimtarë.

Ekspertët e sjelljes njerëzore e shpjegojnë këtë rezultat me ndikimin frenues të fesë. Dr. Justin Lehmiller thotë se për evangjelistët e privuar nga seksi, pornografia online është ndalesa e aprë. Duke marrë parasysh se disa besime e shohin seksin thjesht si një mënyrë riprodhimi, kjo teori shpjegon gjithçka.

1 komente në “Studimi surprizë: Ka një lidhje mes besimit fetar dhe pornografisë”

  1. tfgs1 says:

    jo me kot sunitet i bien sumes,”sport” ki i nisur 1500 vjt me pare me Mohamedin……………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje