FOTOT/ Forcat e Assad-it sulm kimik në qytetin rebel, mes viktimave edhe 11 fëmijë

4 Prill 2017, 16:59Bota TEMA
FOTOT/ Forcat e Assad-it sulm kimik në qytetin rebel, mes viktimave edhe 11

Forcat ushtarake të presidentit sirian Bashar al-Assad kanë sulmuar me armë kimike në qytetin e Khan Sheikhounit duke vrarë 60 persona e duke plagosur me dhjetëra të tjerë.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se sulmi i trupave qeveritare dhe avionëve rusë u ka krijuar njerëzve ndjesinë e mbytjes.

Pas tij është qëlluar me raketa edhe ndaj klinikave lokale, ku po merrnin trajtim mjekësor disa prej të lënduarve.

Regjimi sirian e ka mohuar vazhdimisht përdorimin e armëve kimike, por nëse ky rast konfirmohet, ai do të përbëjë njërin prej sulmeve më të rënda të këtij lloji, që prej fillimit të luftës civile në Siri 6 vite më parë.

Mjekët e mbërritur në vendngjarje me 3 autoambulanca rrëfejnë se i kanë gjetur njerëzit të shtrirë nëpër rrugë, duke marrë frymë me zor.

Provinca e Idlibit ku ndodhi sulmi kontrollohet në pjesën më të madhe të saj nga një aleancë fraksionesh rebele dhe grupit xhihadist të lidhur me Al Kaedën, Hayat Tahrir al-Sham.

1 komente në “FOTOT/ Forcat e Assad-it sulm kimik në qytetin rebel, mes viktimave edhe 11 fëmijë”

  1. krysho ludovik says:

    boll me keto genjeshtra se nuk ua beson njeri
    i hidhni vete
    nuk ka me sebrenice
    nuk i ndihmon me njeri terroristet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje