Putin, Merkel dhe Hollande bashkëpunim për të luftuar terrorizmin

4 Prill 2017, 17:57Bota TEMA

Tre liderët e Rusisë, Gjermanisë dhe Francës pranuan sot që të përshpejtojnë shkëmbimin e të dhënave, me qëllim që të jenë më efikas në luftimin e terrorizmit.

Presidenti rus, Vladimir Putin, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Francois Hollande biseduan sot në telefon për çështjen e terrorizmit dhe situatës në Ukrainë.

Ky diskutim vjen një ditë pas sulmit terrorist në metronë e Shën Pjetërsburgut, ku mbetën të vrarë 14 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Kremlini njoftoi se liderët biseduan edhe për armëpushimin e shpallur më 1 prill në lindje të Ukrainës.

Sipas medieve gjermane, “Merkel i ka bërë thirrje Putinit që të përdorë ndikimin që ka tek separatistët në lindje të Ukrainës, që të respektojnë armëpushimin”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje