“Rritja ekonomike e tremujorit të katërt 2016 shkoi 4% dhe rritja vjetore kaloi pritshmëritë e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të Bankës Botërore dhe të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në 3.46%,” thotë Ministri I Financave Arben Ahmetaj.
Sipas tij, ekonomia është futur në një trend pozitiv të qendrueshëm rritës . Shqipëria është vendi i dytë në rajon me 3.46% dhe sigurisht, ka patur një trend rritës të qendrueshëm që e dallon pothuajse nga të gjithë vendet e tjera.
Ahmetaj thotë se papunësia ra me 3.1, ndërkohë që pjesëmarrja në forcat e punës është rritur në 57.2.
“Investimet e huaja direkte, një nga burimet kryesore të rritjes kanw arritur njw Rekord, 1 miliard euro! Në programin e qeverisë kishim që në vitin 2017 investimet e huaja do arrinin 1 miliardë euro. E arritëm këtë objektv brenda vitit 2016. Rekord historik për investimet e huaja direkte dhe një premtim i mbajtur.
Kredia në përgjithësi ka shenjat e veta rritëse, edhe duke e parë në Janar 2017. Sigurisht që kredia akoma nuk ka hyrë në atë trend rritës që ne presim. Rritja e kredisë vazhdon të jetë modeste, rreth 2.6% ka qenë për vitin e kaluar. Kredia për individët, sic e theksuam, shkon në 11%.
Janë gati 183 mijë vende pune, që së bashku me 30 mijë vende të lira që akoma nuk janë okupuar nga qytetarët, janë gati 210 mijë vende pune të krijuara në një mandat, por është gati 27% për qind e gjithë totalit të punësimit në 20 vite e më shumë nëse doni, të krijuara në një mandat.
Debati ku janë 300 mijë vende pune është realisht infantil. Janë 27 për qind gati vende të reja pune të krijuara në një mandat në katër vite. Besoj që kembëngulja jonë e drejtë, modeste, intensive, e palëkundur për Reformën në Drejtësi, do ta bëj edhe ekonominë shqiptare një ekonomi më të drejtë”.
Edi Rama hiqe nga syte e publikut kete moster quajtur Arben Ahmetaj. Arben Ahmeten e solli Arben Malaj ne karier , mbasi ju duk vetia i zoti ja futi gishin Arben Males keshtu do ta bej edhe ty. Keta pisa e lepijn te zotin sa ju duhet pastaj shiten se eshte karaketristik e te paafteve. Ke te till ne qeverisje prandaj po humb cdo dite . Te largosh Klosin si minister ta zvendesosh Olta xhacken nje turp tjeter, karrjera e saj mbese e Servet Pellumbit.
Merita jote do te jete nese zhduk nga qeverisja Ilir Meten, kanserin e Shqiperise.
@meri ke te veme sipas teje ndonje dallavere qe smerr vesh, cudi e madhe me ne shqiptaret nuk mesuam njehere ti nuk vlesojme njerezit qe me te vertet punojn dhe japin kontributin e tyre.
Komplimente me te vertete te flasim drejte qeverite e meparshme nuk kane bere as gjysmen e punes qe keni bere ju, mirenjohje per ju dhe punen tuaj te shkelqyer
vendi çdo dit e me shume po jep shembullin e saj me te mire persa i perket punes dhe perpjekjeve per zhvillimin ekonomik, bravo
bravo bravo… te lumte per punen qe po ben, ti hapi syte PD-ja kishin pushtetin jo pak por plot 8 vite gje sendi nuk ben