Ndodh për herë të parë/ Energjia, “lokomotiva” e zhvillimit ekonomik në 2016-n

3 Prill 2017, 13:05Ekonomia TEMA

INSTAT publikoi sot të dhënat për rritjen ekonomike të vitit 2016-s, e cila tejkaloi pritshmëritë, duke u konfirmuar në nivelin e 3,46%.

Megjithatë, ajo që bie në sy është se gjatë vitit të lënë pas, vërehet një ndryshim në strukturën e sektorëve më dinamikë të ekonomisë shqiptare.

Ndërsa turizmi, shërbimet dhe ndërtimi kanë njohur rritje, për herë të parë një tjetër sektor, ai i energjisë elektrike, ka pasur një impakt vendimtar në përshpejtimin me 6,5 pikë përqindje të rritjes ekonomike, krahasuar me 2015-n.

Sektori energjitik, kontributi i të cilit ka qenë zakonisht negativ, është shndërruar në një motor të rritjes ekonomike, duke shënuar një rritje prej 30% gjatë 12 muajve të fundit. Përsa i përket tremujorit të fundit të 2016-s, rritja është edhe më spektakolare, prej 62%.

Konsolidimi i reformës energjitike, reduktimi i humbjeve në rrjet, rritja e investimeve (450 milion euro në tre vitet e fundit), kanë sjellë të gjitha një klimë shumë më pozitive në këtë sektor. Si rrjedhojë e rritjes së vetmjaftueshmërisë energjitike të Shqipërisë, rritja e eksportit të energjisë dhe si rrjedhojë edhe rritja e punësimit në këtë sektor, kanë dhënë një kontribut vendimtar në rritjen e dinamizmit ekonomik gjatë 2016-s.

Përveç energjisë, rritje kanë njohur edhe eksportet, me 16% gjatë tremujorit të katërt të 2016-s, ndërsa ka njohur rritje me 2,47% edhe konsumi final i popullatës,
i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi.

Rritja ekonomike prej 3,46%, është më e larta që prej minimumit historik të 2013-s, kur rritja prej vetëm 0,9% ishte më e dobëta që prej vitit 1997.

3 komente në “Ndodh për herë të parë/ Energjia, “lokomotiva” e zhvillimit ekonomik në 2016-n”

  1. klodi says:

    Lajm shume i mire :D, rezultat shume i kenaqshem fal reformes ne energji .

  2. serxho says:

    Shkelqyeshem, bravo i qofte Rames energjine e vuri ne vije, sektore qe nuk merr me, por sjell te ardhura te konsideruara ne raport me te kaluaren.

  3. Ergi says:

    Punet e mira flasin vete me ne fund ekonomia, energjia, por jo vetem po japin rezultate per se mbari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje