BERZH në Tiranë për ecurinë ekonomike të vendit

31 Mars 2017, 16:42Ekonomia TEMA

Përfaqësues të Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ndodhen në Tiranë ku do të diskutojnë për ecurinë ekonomike të vendit.

Gjatë takimit me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ata nënvizuan faktin se trajtimi i sfidave kryesore me të cilat përballet ekonomia shqiptare, si ruajtja e stabilitetit politik dhe vazhdimi e thellimi i mëtejshëm i reformave strukturore, mbeten të një rëndësie të veçantë për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të thithur sa më shumë investime të huaja.

Ndërsa guvernatori Sejko i njohu zyrtarët e BERZH me zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare në vend dhe theksoi se rritja ekonomike e vendit është në një trajektore pozitive.

Disa nga çështjet më të rëndësishme që u diskutuan në këtë takim ishin nxitja e kreditimit, reduktimi i kredive me probleme si dhe nisma më e fundit në drejtim të uljes së vartësisë nga euro të ekonomisë sonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje