Këto pamje janë filmuar nga një kamera trafiku në Queensland, Australi dhe tregojnë momentin kur një dyshek fluturon nga pjesa e pasme e një kamioni dhe godet një motoçiklist.
Gjithçka ka ndodhur në pak sekonda dhe pavarësisht rrezikut të paraqitur, motoçiklisti çuditërisht nuk rrëzohet për asnjë çast nga motoçikleta e tij.