Lavrov-i i kundërpërgjigjet Tillerson-it: Mami ma ka ndaluar të kërcej me djem

5 Prill 2017, 13:21Bota TEMA

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergey lavrov nuk e ka harruar batutën që bëri Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson kur vizitoi selinë e NATO-s javën e kaluar.

Amerikani u duartrokit nga homologët e tij për një koment “zbavitës” në lidhje me ministrin i cili “nuk u lejua të kërcejë tango, sepse në Rusi është presidenti Vladimir Putin që dikton çdo lëvizje”.

I pyetur në një konferencë në Moskë gjatë së martës për atë koment, Lavrov dha gjithashtu një përgjigje “dinake”: Mamaja ma ka ndaluar të kërcej me djem!

Megjithatë, Lavrov shtoi me shpejtësi se është i gatshëm të mësojë Tillersonin, i cili është i ri në fushën e shërbimit publik, sesi të sillet në skenën diplomatike.

Nëse Tillerson “ndien se nuk mund të kërcejë në përgjithësi, atëherë ne jemi gati ta ndihmojmë. Ai është një njeri shumë i realizuar, ndaj mund të mësojë shumë shpejt”, tha Lavrov, i cituar nga media ruse.

Lavrov, i njohur për mendjemprehtësinë e tij, kaloi më pas në seriozitet, duke thënë se Rusia mezi pret vizitën e Tillersonit në Moskë.

1 komente në “Lavrov-i i kundërpërgjigjet Tillerson-it: Mami ma ka ndaluar të kërcej me djem”

  1. Krapi says:

    Nuk e dinim qe Lavrov qenka cun mamaje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje