Pasi morën vesh se e dashura e tyre kishte lidhje paralele, me të dy, djemtë e tradhtuar vendosën që të hakmerreshin.
Ata vendosën që të organizonin një propozim martese dhe pastaj ta turpëronin publikisht vajzën.
Videoja e mëposhtme tregon planin e djemve.
Njëri prej tyre shkon në punën e të dashurës, e cila punon si kameriere në një bar restorant.
Ai i ulet në gjunjë dhe i propozon për martesë dhe vajza ndihet mjaft e emocionuar.
Kolegët e saj e duartrokasin.
Por ende pa e çuar në fund propozimin, në skenë shfaqet partneri tjetër i saj i cili i thotë: “Ti kishe dy djem të mirë, por ti e djallose fare”
Vajza largohet menjëherë nga lokali duke vrapuar, teksa dy të rinjtë u tregojnë njerëzve për veprimin saj.
Madje njëri prej tyre i kishte blerë edhe makinë.