Sulmi me raketa që SHBA-ja kreu ndaj bazës ajrore ushtarake të diktatorit sirian Basha al-Asaad në qytetin Homs të Sirisë ka kushtuar rreth 94 milionë dollarë.
Gjatë sulmit u përdorën 59 raketa Tomahawk të cilat u shkrepën nga Mesdheu, ndërsa çdo raketë kushton 1.59 milionë dollarë.
Pritet që SHBA-të në vend të raketave të përdorura Tomahawk do të blejnë të reja.
Raketat u lëshuan nga anija amerikane në rreze veprimi mbi bazën.
Ky veprim ka tensionuar situatën mes SHBA-së dhe Rusisë, ndërsa presidenti rus ka dërguar një anije në brigjet siriane për t’u mbrojtur nga raketat amerikane dhe ka kërcënuar se do të reagojë ashpër në rast se sulmet përsëriten.
po prandaj eshte superfuqi ,pse kollaj eshte te kesh ushtri ,se kesaj tones gjynah qe ka dhe emrin ushtri
94 miljone dollare ne vit i kushton vetem letra higjenike Donald Trapit,kurse me kaq leke Putini mund te mbaje gjithe popullin e uritur rus me buke per 3 vjet