Ku ta kenë!

10 Prill 2017, 19:59Politika TEMA

Nga Mira Kazhani

Me një xhiro në Facebook kupton se vala e këtyre ditëve/orëve është bërë e frikshme në këtë vend. Liderë, politikanë, stafe pranë tyre, gazetarë të shitur, të tjerë që janë shitur, por e mbajnë si faqe Facebook-u fals veten dhe moralin, të çajnë veshët me shqetësime për drejtshkrimin, për fustanin e Elvanës ose për pusetat dhe palmat idiote në autostradë më shumë sesa për Reformën në Drejtësi.

Nuk e bëjnë se janë të papërgatitur, përkundrazi, kemi të bëjmë me mjeshtra të zanatit. Ka një dorë të pacipësh në gazetari, por edhe fansa të tyre, që pandehin se me faqe anonime në Facebook mund të bëjnë sadopak për të çuar këtë vend në greminë.

Vetëm një Atdhe pa shtet, pa rregulla, pa ligje, pa institucione i jep kësaj dore mundësinë e një jete të qetë; atje kjo dorë është e sigurt ‘safe’ dhe në këtë pikë kanë shumë të drejtë që luftojnë me dhe pa brekë (edhe kur i kanë dhuratë). Janë tipa që pacipësinë e kanë kthyer në profesion.

Killera me pagesë, që po vrasin çdo ditë pak e nga pak mundësinë e vetme që ka Shqipëria për të qenë shtet; dhe shtetin e bën drejtësia nuk e bën as Edi Rama, as Ilir Meta, as Lul Basha, as Ben Blushi, as Saimiri me Ditmirin, as Lali Eri, as Majlinda me Mesilën dhe Mirelën, ç’ti thuash Koços që PD për të vrarë Edi Ramën punoi të vriste Koçon më parë dhe tani pas takimit pyetja lind.

– Është larë Koço apo qelbet PD-ja?! Unë që shkruaj kështu jo e jo, as nuk deliroj, as nuk shpresoj. Unë thjesht kam frikë! Kam të drejtë të kem, edhe shumë madje! Por mirëpres që këto rreshta të mi nxjerrin me talent nga konteksti dhe i kam në sy titujt dhe shakatorët komentues se si do keqinterpretojnë duke ngritur sulme dhe akuza: “U bë kjo… po këtë kush e sponsorizon këtë, ku e merr rrogën kjo …etj etj”.

Aq më bën! Frika juaj e ha të gjallë frikën time. Aq e madhe është e juaja, se veç një Shqipëri në kaos ju bën derman. Dhe po punoni fort e bindshëm për hir të së vërtetës!

Shqipëria nuk është assesi e të pacipëve e pacipave, e një pjese (aspak të sëmurë do thoja) të shoqërisë aktive, më shumë se gjithë pjesa tjetër që hesht. Janë ata që shkruajnë më shumë statuse kundër qeseve plastike sesa kundër Shullazëve dhe Balilëve, kundër padrejtësive të vogla e të mëdha nëpër media online, rrjetet sociale, fjalime në foltore dhe çadër.

Ata që janë të shqetësuar për botën e krimit, por që nuk e duan Reformën në Drejtësi duke nxjerrë yçkla herë pas here. Killerat e Vettingut si një bandë solidare janë rreshtuar duke sulmuar neveritshëm shpresën për shtet.

Të bëjnë edhe të qeshësh kur thonë që e votojnë, po ja ashtu kanë një punë. Si ai humori i Jul Dedës dikur në “Portokalli”, që linte takime nga qelia e burgut me të dashurën imagjinare dhe i thoshte që nuk shkonte në takim se kish punë!

Hallin e kanë vetëm tek drejtësia këta të Dorës. Jo se këta kanë këllqe të bëjnë krime që të kuptohemi, a korrupsion galopant, janë më keq se kaq: të varur në nevojë për mbijetesën me dhuratat dhe shpërblimet që marrin nga ata që nuk ju intereson një Shqipëri-shtet, që mund t’i plasë në burg si ketra të zënë në çark.

Nuk e duan një Shqipëri me rregulla europiane. Dhe normal që nuk shkruajnë direkt ata, për shembull imagjinoni që Emiljano Shullazi apo Klement Balili, (ka edhe shembuj të tjerë po meqë këta janë më të famshëm) të kujdeseshin për PR e tyre?! Ka plot që mund ta bëjnë këtë punë. (Unë njoh plot Liza në botën e çudirave që e bëjnë mirë!) Nuk do i bëjnë të gjitha punët vetë se ç‘u pa pastaj! Rritet edhe papunësia në vend. Këtë e kanë marr përsipër killerat e Vettingut, që i sheh në rrugë, në Parlament, në Qeveri, në media, në Facebook, në portale, në çadër, ku ta kenë…!

Pse kaq shumë shqetësim në shpirtin e këtyre që na shfaqen me atidudin se janë më të mirë sesa pjesa tjetër e shqiptarëve, më të lëçitur, më të përmbajtur, më modestë, këta që i dinë të gjitha dhe nuk kanë nevojë për atë drejtësinë e Edi Ramës, ngaqë nuk janë me Edi Ramën jo se nuk e duan drejtësinë teorikisht! Gjoja se nuk ju plas fare. Këta janë nga ata ketra që e provojnë me të gjithë dhe i jepen korierit më të parë. Në këto vite paraja e fituar lehtë, e dhënë për PR është moda e fundit e të pasuruarit pa punuar, sidomos në media.

Sot është e hënë dhe në mbrëmje pasi të keni lexuar këtë shkrim (nëse do e keni marrë mundimin) do më kujtoni kur të shihni si do rreshtohen të paktën mbi 30 burra në studio televizive, ndoshta dhe ndonjë e gjinisë time, po gjithmonë në pakicë! Çfarë do ndodhë nesër? Dikush mund të kujtohet se 11 Prilli është dita që vdiq Enveri, dhe marrin më shumë kohë me lidhjen a thua e la me qëllim Iliri këtë datë? A do ikin ministrat dhe zv/ministrat e tij nga qeveria?

Po Edi Rama ku do mbytet? Po Lul Basha ku do pijë ujë? Të gjitha palët kanë linjën e tyre. Thjesht do ju fryjnë kokën shqiptarëve, që kanë nevojë vetëm të jetojnë në hall të vet. Shumica as nuk ka shans t’i takojë ata që flasin në ekrane dhe rrjete sociale.

As nuk humbin dhe as fitojnë nga kjo. Shqiptarët fitojnë vetëm nga Reforma në Drejtësi. Për momentin drejtësia dhe shteti është për atë Dorën që përmenda më lart. Jo se e them unë, por edhe ata të Dorës e thonë vetë, ky vend koti që se bëri as Edi Rama. He pra, bëni presion që ky vend të mos varet nga kryeministrat plotësisht. Shihni Amerikën.

Atje ka fituar një President që erdh si gjysmë-fyerje për Amerikanët. Por siç edhe duket asgjë në dorë nuk ka një President, qoftë ai edhe amerikan, që të bëjë ç’të dojë me fatin e qytetarëve të tij, sepse në një vend ku sundon shteti, çdo politikan është shërbëtor në rastin më të mirë dhe jep llogari një ditë në rastin më të keq.

Po Shqipëria sot është një vend i shprishur. Nuk ka më gjatë këtyre kohëve as burra, as gra, as miq madje as armiq. Këta të fundit nuk dihet si e kanë fytyrën.

Por e kam një ide; të gjithë kanë fytyrën e Anti-vettingut ose kundër Shqipërisë (kush ka lexuar Ismail Kadare veprën “Mosmarrëveshja” e kupton). Kjo është fija që i bashkon të gjithë servilët, lëpirësit, nevojtarët, të kapurit, sofistët e lulishteve, ajo “Dora” në përgjithësi.

Kush është Anti-vetting do kuptohet nesër në Parlament dhe kush e do një shans vërtetë për Shqipërinë, jo për partinë, as për LSI-në, jo për Rilindjen dhe Libran dhe gjithë vëllazërinë brenda dhe jashtë Çadrës.

Nuk themi bëjeni për fëmijët tuaj, se në qoftë kështu Gremina Country, as atyre gjemb në këmbë nuk do ju hyjë edhe 50 vjet më vonë. Reforma në Drejtësi është për jetën e një shqiptari normal, që jeton në Shtoj të ri në Shkodër, në Selenicë të Vlorës, tek Ali Demi, tek rruga e Durrësit. Për shqiptarët që marrin një rrogë, me të cilën nuk dinë ç’të blejnë më parë.

… Ah si the ti atje? -Po mua kush qelbësirë më pagoi ta bëj këtë shkrim?
– Atëherë që ta dish: nuk ka të paguar urrejtja dhe forca e anti-vettingasve. Për asnjë çmim nuk do e shkruaja se kam frikë nga komentet e “Dorës”. E bëra se jam ende pak e çmendur!

Në fund po e mbyll me një histori të bukur:

Një mik imi shkoi tek një Psikoterapist. Kishte ankth, mendime të çuditshme dhe se kish filluar të besonte se ishte i çmendur. Ishte gati të kurohej për këtë dhe i tha me lutje: “Doktor jam çmendur, dua të shërohem”.

Doktori ju përgjigj: “I dashur X, Shqipërinë vetëm i çmendur mund ta përballosh. Mos u shëro!” (Tiranapost.al)

38 komente në “Ku ta kenë!”

  1. Valter says:

    NJe shkrim shqetesues dhe i vertet,
    sigurisht dhe qe ja vlen te paguhet.
    Ke te drejte te friksohesh ,te cmendesh, te largohesh.
    ISIS dha urdher te shkateroje zgjedhjet ne Turqi,
    te njejtin vendim mori dhe pd,
    nuk eshte rastesi, jemi te pushtuar nga ISIS .HEEEEEEEELP

  2. Artur Nika says:

    Mira Kazhani nje gazetare trime, e kthjellet dhe e pagallavitur ne corben e politikes. Respekte.

    1. iliri tjeter says:

      Mira Kazani e ka shume qejc corben qe i jep PS.
      Po pse te gjithe vetem per reformen ne drejtesi duhet te flasim ? Po ne dhomen e gjumit kjo Mira e kazanit per reformen bisedon?

  3. Francesk says:

    BRAVO.te pa moralshmit.te pa drejtet.te pa meshirshmit .nuk duan shtetin e se drejtes.

  4. ???? says:

    Hahahaha….ku ta kene qe s hoqen e s hoqen dore nga grykesia e dashakeqesia per te mos lejuar Shqiperine e shqipetaret te behen evropiane .
    KOT MUNDOHESH TI VESH NE SEDER…KANE LEKURE GOMARI, SE NDJEJNE FSHIKULLIMEN .

  5. shpresa says:

    Bravo te madhe, por mos kujto se dine te reagojne persembari, megjithese e thua dhe vete: Shqiperine vetem i çmendur mund ta perballosh!

  6. populli says:

    Nuk te njoh ,por je shume e mire,je shume korrekte,je shume kurajoze,je nga te paktet qe thua te vertetat e hidhura,ka shume qe nuk duan qe Shqiperia te behet,por sic duket po i vjen fundi,zullumet i kane te shumta dhe friken e kane shume te madhe,aq shume kane frike sa kane filluar te humbin dhe kontrollin ndaj vetes,na u hoqen si patriote dhe atdhetare te medhej,qe luftonin ,medemek ,per bese e per flamur,po jane me te pa beset qe njeh historia e ketij kombi,jane kriminele dhe hajdute qe shqiptaret i njohin mire,po vetem drejtesia nuk din asgje per ta,per te mbrojtur pasurine e vjedhur,jane gati te shesin flamur e atdhe,te nderrojne ngjyre dhe fe.

  7. Kelti says:

    Vazhdo te jesh “e cmendur” ne kete menyre. Te lumte pena.

  8. Ilir Kombi says:

    I ke rene pak gjate por mesazhi eshte i qarte..rep.e re = rep.e cadres te te shkerdhyerve..propozoj tja falim gjithe hashashin dhe vetem te shporren!

  9. Larry says:

    Perfect.,Bravo, karakter i fuqishem , meriton vleresim maximal. Je gazetare class. Te falenderoj. New York

  10. Ku ma ke ku ma ke says:

    hahahahahahahhahahahahahhahahaha boll na shkruajtet artikuj qe nuk jane artikuj ….. ca na the …. ca donte te thoshte autorja me kete shkrim… keto i themi te gjithe ne shqiptaret ne kafene sa per dijeni por nuk do te thote qe jemi gazetare ….
    I thoni guximtare kesaj Mires ??!! per cfare …. cfare tha kjo qe nuk e thema te gjithe ne apo nje pjese e mire e jona… Mira bej ndonje artikull per te qene mos na fyej inteligjencen …. Ne Shqiperi nuk ka gazetare, nuk ka kritike dhe nuk ka analiste te vertete… por vetem hamendesime idiote, mendime te varfra dhe komente te rendomta te thena e te rithena dhe nga “anal- istet” e tjere me pare … na çate [email protected]!n…

    1. Beobachter says:

      Nuk i heq asnje presje komentit tuaj ne lidhje me kte gazetarucekoti…ka ber nje hartim per kl. te 4 fillore…
      Qe nga titulli i shkrimit…kuptohet niveli i kazanmires…

    2. Semanjaku says:

      Te gjitha keto i themi neper kafene,themi edhe me shume,,,po ngelen atje te kafja,,dhe ne merremi me njeri tjetrin e politikanet bejne plane ne emrin tone,,,,dhe ne prap flasim ,,,dhe prap pime kafe,,,cdo dite i njejt avaz,,,,ne jemi populli pime kafe ,,,ithemi keto midis nesh ,,fleme gjume,,,dhe pastaj pime prap kafe. ,,Ky shkrim dhe te tjere si ky duhet te na ngren ne kembe po ne pime kafe ,,dhe i themi artikullshkrueses ” beje ndonje artikull ,,,,,,,,””se keto i dime dhe prap na duket vetja me inteligjenc,,,dhe prap fleme duke gerrhitur. Une them bravo per kurajon e gazetares,,,,po duhet te jene me shume te tille qe te na zgjojne nga gjumi .

    3. elona says:

      Pervec kesaj qe ke shkruar qe jam dakord 100%, doja te shtoja se Mira si gazetare nuk ka influence dhe ndaj nuk i eshte afruar njeri ta korruptoje, se po te kishte s’do i kishte rezistuar tundimit as kjo si te tjeret.Tek faqja e vet Tiranapost.al qe e ndjek vetem per kureshtje, nuk e lexon asnje dhe mezi gjen deri ne 10 like per postim.Ketu tek Tema i lexohet shkrimi se eshte Tema qe ka reputacionin.Pra cara Mira, kete shkrim e ke pas komplet nga inati pse s’te ka vleresuar njeri aq sa te vije te te bleje ty.

  11. Aleksandër says:

    Të lumtë pena Mira Kazhani, më shqip se kaq nuk ka ku të shkoj.

  12. Majakovskii says:

    Nje shkrim bombe e flamur (e ka thene Majokovski i pari) ky! Ju lumte!Jeni ne “burrneshe” simpatike e shume e dashur per lexuesin . Edhe nje here Ju lumte!

  13. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Je krenaria e azetarise, Mira, je burrneshe, siç i themi kendej nga Malesia. Artikujt Tuaj jane vertet çlodhes. Te lumte dora, Mira !

  14. tomori i beratit says:

    Mira Kazhani KE BERE VERTET NJE SHKRIM BRILANTTTTTTT. Halall buka qe ha.Gaetare si ti i duhen ketij vendi dhe jo mutet te tipt Fef-ZIU, Ra-Kipi. Qim-Pekja e plot muter te tjere.

  15. beni says:

    Jeni shume e sakte e nderuar, por problemi jemi ne rrime ne cader ata kane te drejte se do mbrojne pasurine e vjedhur nga gjaku dhe djersa jone.

  16. Gregor Lato says:

    Mira, je fantastike. Revolte, vetem revolte ka tek shqiptaret, dhe duhet pasqyruar drejte kjo revolte.
    Te lumte.

  17. Toku says:

    Te njejten ndienj dhe urrejtje kan shume shqipetar. Po cudia e madhe eshte qe pse nuk ngrihen per idet e tyre. E kuptojm shume mire se c fitojm ne si popull me reformen ne drejtesi dhe nuk ngrihemi e ta mbrojm. Personalisht mendoj qe reforma ne drejtesi eshte shpetimi i ketj vendi dhe rruga e vetme ne te cilen perfundimisht mund te shkeputemi nga ky tranzicion pa fund. DUHET TE NGRIHEMI TE PROTESTOJM. NUK KA ZGJUDHJE TJETER PERNDRYSHE KJO REFORM DO BALTOSET DO MBYTET DO MAR FUND KESHTU SE SI PO VAZHDOJN TE VEPROJN ATA QE NUK E DUAN KETE REFORM. NGRIHUNI. NGRIHUNI.NGRIHUNI.NGRIHUNI

  18. elefant says:

    Ke harruar te thuash vetem qe bora eshte e bardhe dhe mbas te merkures vjen e enjtja, lopa ben qumesnt, por e dhe mund ta therresh per mish, kurse vezet i ben pula. Na rrofsh per vere o Kazhani, se per dimer na mjafton zjarri.

  19. Meri says:

    Keshtu duhet te mendojme te gjithe!Dhe ndoshta atij tipit te kafeneve,qe nuk i duket guximtare gatetarja dhe i duken ide te njohura,le te ngreje zerin fort bashke me miqte e vet,ti bashkoheni te gjithe,pa ngjyra politike dhe tregohuni se ky vend ka nevoje te jete shtet dhe jo teater komik.
    Falenderoj gazetaren qe guxon dhe shpresoj te kete shume si ju!

  20. Emigranti says:

    Shpesh herë mendoj që ti drejtohemi Kryetarit të shtetit tim qe e dua aq shumë vendin tim jo Kryetarin megjithëse emrin po ja shkruaj me të madhe. Unë pervete e kam jeten pak a shumë të siguruar sepse jetoj jashtë vendit, jam integruar mjaft mire ne një vend jo larg vendit tim, pra desha te them se jam në rregull me te gjitha.Ndjek padyshim cdo gje qe i ndodh vendit tim,por jam edhe i shqetësuar per situatën banalo politike qe po ndodh. Kam ndjekur me vëmendje edhe zhvillimet persa i përket reformës ne drejtësi e cila eshte futur ne nje ngerq të pa fund. Dhe per ketë kam patur dëshire qe ti drejtohem atij Kryetarit qe Kryetar nuk ka qenë asnjëherë , them qe nuk ka qenë ,se nje Kryetar duhet të jetë mbi palët jo me palët, pasi ky Kryetar eshte zhdukur, nuk ndjehet, eshte strukur si struci ne rere. Nuk eshte i zoti te mbledh tre mistrec të kësaj politike, qe vendi te shkoj përpara jo mbrapa. Zgjohu Kryetar ngrije shkopin e ligjit mblidhi keta dhe jepu nga nje picene presidence dhe mbaron gjithçka, ishte thuaj atij qe ke me afer qe te lej qadren jo per ndonjë gjë por na duhet Vetingu. I thuaj edhe atij të voglit qe edhe ai i ka ca probleme meVetingun qe nganjëherë ben heroin dhe nganjëherë tjetër luan sa majtas ,djathtas.Ai ben kështu se don ta mbaj mire me te gjithe. Ku ta kenë te gjithe. Fraz e bukur kjo, por kush e ndigjon. Pa u zgjatur. Falënderoj gazetaren per shkrimin. Ku ta kenë antivetingasit.

    1. shaba says:

      Bravo emigranti te persh nje kurbetlli!

  21. Diell says:

    Mira Kazhani, ju heq kapelen ne shenje respekti. Jo per talentin ne te shkruar por per kthjellesine, forcen, kurajon, per paaneshmerin, per faktin se je zeri im (njeriut te heshtur qe punon dhe nuk i del fundi i muajit).
    Ju pershendes

  22. Dino says:

    ATA NUK DO TE SHEROHN KURREN E KURES DERI NE VDEKJE SEPSE JANE DEMOKRATE HAJDUTE VRASES KRIMINELA.

  23. Arber says:

    duhet te ngrihet populli dhe ti detyroje keta politikane te qelbur te shkojne te votojne vetingun,, shqiperia nuk duhet ta humbase kete shans per te miren e femijeve tane perndryshe ky vend ka per tu kthyer ne turqi apo siri

  24. shoku says:

    Mira, ti nuk je vetem. Eshte nje “pyll” i tere ne heshtje qe rritet. Trungjeve te kalbur u ka ardhur dita. Ata bejne shume zhurme se po krisen dhe thyen, po rrezohen. Koha e tyre mbaroi.

  25. Katerina says:

    Kjo eshte nje palo gazetare tipike ” qe shitet e blihet” dhe nuk ka moral ta filloje me shkrimin me kritike ndaj gazetareve qe “u shitkan” U shit tek Top Chanel kjo ” parimore e madhe” ,kjo “fare trimereshe” duke bere nje skifo te madhe ne mbrojtje te vajzes se pronarit Top Chanel Lori Hoxhs qe fitoi me nje skandal te madh vendin e pare ne Danzing ndaj Flaka Krelanit. Si shperblim e mori Lori ne Top Chanel si opinioniste qe me opiionet e saja servile ta shpifte dhe te neveritesh! Nga shkrimet dhe opinionet qe kam lexuar te kesaja kjo ka nje fobi ndaj pjeses veriore te Shqiptareve dhe nuk linte ne opinione pa lavderuar leberit,tepelensit,suliotet e terbaciotet dhe duke share verioret e kosovaret.
    Edhe ky shkrim medioker eshte tamam “shkrim Kazanesh” ose’ Kozhanesh”

  26. "BOHOTINA" says:

    REVOLTË ME HESHTJEN

    Partitë vendin na nxinë
    me militantë për vota,
    porsi qentë në zinxhirë
    kush ha më shumë kocka.

    Flasin me fjalë të mëdha,
    çka thonë shpejt i merr era;
    nuk gjen birbo si këta,
    lulet mbulojnë me ferra.

    Përse duhet kështu vallë,
    tërë kohën padrejtësi?
    Ngrehu popull, dil në ballë,
    nuk shtyhet me servilësi!

    Asnjë grimë s’ duhet heshtur
    revoltë për këta zezanë,
    njëherë kemi për të vdekur,
    njëherë kemi për të qarë.

    Se ne kështu pambarim
    bëjmë vetë të paditurin,
    ata majmen pa pushim
    në burg na futin shpirtin.

    Mashtues nga floku në thua
    pse i shohim porsi ikona?
    Më revolton shumë mua
    po dhe ju që s’ jeni lodra.

    Kjo heshtje seç më revolton
    kaq gjatë s’ mund pa dinjitet,
    zemrën time ma copëton
    kur kërkojnë ende shtet.

  27. malsori says:

    Ku ta kene eshte pak. Zoti i ndeshkofte keta plehra

  28. tomsojeri says:

    Mira respekte !
    Ku ta ken ata qe te kundervihen
    Ku ta ken ,ata qe peshperisin kafeneve ato qe thua e dihen
    Ku ta ken ata qe i shesin voten per nje thes miell kryehajdutit kurv kancer
    Ku ta ken ter kurvat e gjyqesorit, qe duan egzekutuar pa meshir e pa ligje qe te mbij ligji
    E ku ta ken ter shqiptaret qe mbajn mbi kuriz te till monstra politike e Drejtesie
    Cfar tu shkruash me shum ktij populli pa dinjitet ,te percar, hipokrit ,dallkauk ,qe nuk di te bashkohet te shpetoj femijt e tyre !
    Cfar don tju thuash me shum ksaj rrugacerie bandeteske anti veting, qe po tallet me kte popull ,e ti ashtu si un e shum te tjer ,por ndryshe nga ne ,more guximin te shprehesh Boterisht dhimbjen tende ! Cfar tu thuash me shum ktij populli qe esht diskretituar per kte nivel poshterimi ,e nuk po na le faqe te permendim nga cfar Kombi jemi !
    Bravo edhe nje her ,se te pakten tek tuk ka ca si ty, qe na ngushellojn ,neve, qe na ka mbuluar turpi dhe urrejtja ndaj kesaj kopeje alienesh qe din te hipnotizoj nje popull dele…………

  29. babi says:

    Te lumte gazetare per shkrimin ..por shqiptaret i kane percare dhe sunduar bastardet e politikes..ate qe nuk na e beri asnje pushtues na e bene keta bastardet qe vetem interesin e tyre kane ne mendje.

  30. Xhema nga Tirana says:

    Një shkrim, i shkruar me mjë frymë dhe plot talent. Vërtetësia e shkrimit e përzier me indinjatën ndaj politikanëve që grumbullohen në çadër por … dhe jashtë saj, ka krijuar një amalgam që unë e përfshiva me një frymë. Të lumtë Mira Kazhani; “Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”.

  31. Juli says:

    Ketu fillon absurditeti kur njeriu i lire shpreh ate qe e shqeteson, sulen partiake pa arsye dhe pa llogjike por vetem me nje kontrate interesash te ngushta perfitimi, kerkojne tja nxijne duke e ofenduar. Uroj si zonja te jene shume e shume Shqiptare qe Shqiperia te mendoje se do behet nje dite. Juliani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje