“Shekulli”: Nëse zgjedhjet shtyhen, Koço Kokëdhima do të kërkojë drejtimin e PS-së

10 Prill 2017, 15:55Politika TEMA

Nëse skenari i shtyrjes së zgjedhjeve do të realizohet, atëherë Koço Kokëdhima dhe lëvizja e tij “Zgjidhja” do të kërkojnë lidershipin e PS-së. Kështu shkruan sot editorialisti i gazetës “Shekulli”, Genc Burimi që ka ofruar “leximin e duhur” të takimit Kokëdhima-Basha.

Le të supozohet se opozita ndërron mendje dhe pranon të hyje në zgjedhje në datën e fiksuar nga ligji më 18 qershor. Por sërish ligji duhet ndryshuar sepse legalisht PD-ja, tani që kanë skaduar afatet, nuk mund të hyjë më në zgjedhje edhe po të dojë.

Rama do të ishte i detyruar në këtë rast të thërriste deputetët që të votonin një ndryshim të Kodit Zgjedhor për t’i lejuar partive që s’janë regjistruar të regjistrohen.

Por kur qenka e mundur të ndërrohet ligji për të shtyrë datën e rregjistrimit të subjekteve pranë KQZ-së, përse nuk mundet të shtyhet po nga këta deputetë data e zgjedhjeve që t’i lihet kohë përgatitjes së reformës zgjedhore? Rama është në këtë pikë në një kontradiktë flagrante.

Prandaj Kokëdhima i sigurt se lideri i PS-së nuk do t’i shmanget dot shtyrjes së datës së zgjedhjeve, i “zuri vendin” atij në takimin me shefin e opozitës për të filluar pa humbur kohë nga diskutimet mbi thelbin e çështjes.

Mbi përmbajtjen e reformës zgjedhore pasi palabrat e Ramës që data e zgjedhjeve nuk shtyhet nuk bindin veçse atë. Për më tepër, Kokëdhima merr kështu “takim” në avancë me delagatët e Kongresit të jashtëzakonshëm të PS-së më 29 prill. Ai do të paraqitet atje si lideri i fraksionit brenda PS-së që pati të drejtë para Ramës, si ai që tha se reforma zgjedhore do të bëhet duke shtyrë datën e zgjedhjeve.

Nëse Rama zbrapset duke u detyruar nga presioni ndërkombëtar të shtyje datën e zgjedhjve, është normale që Kokëdhima do të kërkojë për lëvizjen Zgjidhja lidershipin e PS-së. Ndaj mund të thuhet me plot gojë se takimi i parë i punës midis PD-së dhe PS-së për t’i dhënë konturet reformës zgjedhore ndodhi në fund javë. Kokëdhima i nisi këto bisedime si lider fraksioni në PS. Ai do t’i përfundojë ato si kryetar i PS-së, i votëbesuar nga Kongresi për të nxjerrë vendin nga kriza e paparë institucionale dhe për t’i ofruar së majtës një fitore të re pa prapamendime vrastare midis aleatëve…”, shkruan Burimi.

8 komente në ““Shekulli”: Nëse zgjedhjet shtyhen, Koço Kokëdhima do të kërkojë drejtimin e PS-së”

  1. drr Flori says:

    kokepalari i di bytha shume

  2. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


    Shoh fotografinë
    Lulushi përballë
    Do ish zgjedhur Koqja
    Po të kishte Hallë ?
    .
    .

  3. leshi says:

    Lesht e Currit!

  4. Moisi Golemi says:

    Pirdh Burim, pirdh.

  5. ABC says:

    Hahahahahahaa. Se cili ne hallin e vet or taj. Kohe te arta per redaksite e “pavaruara afer partive” per te nxjere arxhet e pushimeve verore. Mire bejne….. Kur ja u mban xhepi ketyre “dashamiresve” te Shqiperise qe nuk e kane problem per te shpenzuar miljona leke vetem e vetem per tu bere pak deputet apo minister.. …per ti sherbyer popullit kuptohet ??.

  6. doli koqe dhimja, tamam si LEI FENI.

  7. socialistet vlonjate says:

    U pika qe ste bie or Koqe ,se ti e thermove PS e Vlores per aq kohe sa ishe kordinator,askush nuk te do ,vec PD-isteve qe ti mbeshtete dhe i bere drejtora.Ti o Koqe nuk fitove as si delegat ne kongres,as si antar i ansambleseTi ke humbur qe pahyre ne PS.Idiot asnje nuk te do ne VLore,qelbesire

  8. ilir hajmuti says:

    KOQJA te kerkoj nje mut qe te haj .e ngatrron me tender rrugesh PSne , o koqe o koqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje