Zyrtarizohet kandidati i PS-së për Bashkinë e Kavajës

10 Prill 2017, 14:36Politika TEMA

Klodian Shehi është kandidati zyrtar i Partisë Socialiste për zgjedhjet e Bashkisë së Kavajës.

Më herët Shehi ka mbajtur postin e nënkryetarit të bashkisë.

Kjo garë vjen pasi kryebashkiakut të zgjedhur Elvis Rroshi ju hoq mandate në kuadër të ashtuquajturit  ligj për dekriminalizimin.

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar datën 7 Maj si ditën e  zgjedhjeve të  parakohshme  për Bashkinë e Kavajës.

Zgjedhjet e parakohshme në qytetin e Kavajës shihen edhe si testi i parë për zgjedhjet elektorale të 18 qershorit.

Javën e shkuar, Shehi dha një intervistë për gazetën “TemA” ku tha se ka një grup pune me të cilin është duke punuar një platformë për t’ja prezantuar qytetarëve.

“Unë jam i gatshëm që të hyj në këtë garë. Nuk jam vetëm pasi aktualisht kam një staf pune me të cilët 4 vite më parë morëm detyrën për të qenë pjesë e drejtimit të Bashkisë Kavajë. Platforma jonë normalisht është mbi bazë të programit të Partisë Socialiste,” u shpreh Shehi.

1 komente në “Zyrtarizohet kandidati i PS-së për Bashkinë e Kavajës”

  1. Ramazan metushi says:

    Bravo je me gjithemet I zoti kam besim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje