Kryeministri Edi Rama ka thënë se nuk mund të kthehet mbrapa pasi Shqipërinë e pret Bashkimi Evropian.
Ai ka ritheksuar se Partia Socialiste është e gatshme të ulet në tavolinën e bisedimeve me opozitën për të gjetur një zgjidhje.
I pyetur lidhur me qeverinë teknike, shefi i qeverisë deklaroi se forca që ai drejton nuk mund të heqë dorë nga mandatet pasi është një besim i dhënë nga populli.
“Është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që kemi të dialogojmë së bashku me opozitën pa vënë kushte të diskutojmë ballë për ballë për të gjetur zgjidhje për çka opozita pretendon brenda kornizës kushtetuese të republikës dhe në funksion të aspiratës së popullit jo thjesht për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme por për të përcaktuar rrugën e tij si një vazhdim”
“Shqipëri europiane pa drejtësi europiane nuk ka. Shqipëria europiane me kërcënime për dhunë, destabilizim për tu kthyer prapa nuk mund të ketë” tha Rama.
Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS, në një prononcim për mediat, Rama iu përgjigj interesit të gazetarëve, duke komentuar edhe deklaratën e Metës.
“E konsideroj qeverinë përgjegjësi dhe detyrat qeverisëse përgjegjësi, jo privilegje, që i ke dhe nga të cilat heq dorë.
Dhe nga kjo përgjegjësi ne nuk heqim dorë sa kohë jemi mandatuar nga populli për të ushtruar këtë përgjegjësi.
Çdo ide në funksion të përmirësimit të zgjedhjeve në bashkëpunim me OSBE/ ODIHR është e mirëpritur.
Zgjedhjet janë të popullit jo të partive. Politikanët mund të marrin pjesë ose jo. Por s’mund të bllokojnë popullin për të votuar” tha Rama.
Bravo Zoti Kryeminister, popullin e keni ne votime ne 18 Qershor! Qente le te lehin, karvani I popullit do te shkoje perpara kete rradhe, nuk ka kthim mbrapa te ujqerit qe “qeverisen”, 25 vjet dhe e coroditen vendin, popullin! Gjakepiresit duan perseri gjak te popullit, kete rradhe populli do I japi grushtin, 2 miljon do jene pro Qeverise Rama! Suksese!
Ej man what’s up?!?!
Asnje ndryshim nuk ka midis nje individi dhe nje Partie politike per pjesmarrjen ne zgjedhje. Ashtu si cdo individ qe deshiron ose nuk deshiron te marre pjese ne zgjedhje,edhe nje parti politike eshte e lire te marre ose jo pjese ne zgjedhje.
Ne 18 Qershor nuk ka parti te medha apo te vogla. Ne startin e gares ato jane te njejta, te 100 partite apo kush dreqi e di sa jane. Vlera dhe pesha e gjithesejciles percaktohet pas zgjedhjeve. Ndaj Basha te bisedoje seriozisht me Ilir Meten, nese ja leshon apo jo vendin e Kryeministrit Ilirit, pa te tjerat ne PD jane brockulla. Nuk ka pune fare me Ramen ai, te gjithe punen e ka me Ilir Meten. Edhe nese do qe te bllokoje vetingun dhe te mbaje kete kontigjent gjyqtaresh ne pune, kete mund ta arrije vetem se bashku me Ilir Meten, kot e perzien Edi Ramen ne kete pune.
Me korrekt e me qarte se kaq nuk shoh te deklarojne te tjeret.
Jo verc, jo perc, ik ti se dua te vi une se akm takat te fitoj zgjedhje (Lul Basha), lesho ti se kam frike se do rrezohem (Ilir Meta).
Aman se edhe qeveri teknike ti japesh do fillojne te gjejne klecka te tipit ok por na duhet Doris Pack Kryeministri vetem e vetem mos te kete zgjedhje.
Ashtu te lumte o lavdiploti, shkembi i granitit ne buze te Adriatikut. Hidh valle ne goje te ujqerve. Fanari ndricues i globit
Lum e lum per ty o drita e postkomunizmit narkotik. Atlasi betonarme i shqipetareve dhe njerezimit.
(Diagnoza e fundit: Izolofobia e Vagines Toksike te Surelit)
Kjo histori nuk eshte e re. Mbani mend .ç’nuk bene per t’ju kundervene marrveshjes per lhl. Ne mengjes i thonin amb amerikan qe Po, ne jemi dakord. Ne darke uleshin ne shesh per te kundershtuar. Vazhdojme me reformen territoriale. E abandonuan , e sabotuan, u tallen me boten Duke nxjerre ca komunare injorante ne protesta. Po ref kaloi. U bene njesh me furgonat qe trasportonin njeheresh qenie te gjalla dhe thase me qepe. Injorante, zhulsa, njerez pa civilizim. Nuk pranojne kurrfare progresi. U lodhrn Duke mbrojt abuzuesit me token, me energjine. Ngrinin shtepi e kioska mbi trotuare, lulishte. Privatizuan butrintin,, madje edhe detin. Vazhduan me perversitete Duke luajtur me organizmat me serioze . Si kom venecies. U tregonin perkthimet. Ato te palokes e nokes. E kuptoni o njerez qe keta Jane kafshe te zbritura kushedi nga ku. Duhet te ishin nxjerre jashte ligjit me kohe. E Kane demtuar shume kete vend, edhe menderisht.