Presidenti Bujar Nishani do të vijojë të jetë në krye të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, deri në fund të mandatit. Edhe pse më 12 mars KLD pushoi së funksionuari sipas afateve ligjore, dje Gjykata Kushtetuese ka vendosur që ky organ të vijojë të jetë në funksion.
Gjykata ka zbardhur dje vendimin për ligjin e statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilit iu rrëzuan 22 nene në seancën e 10 marsit.
Por ajo që është e çuditshme në këtë vendim është se Gjykata ka vendosur që të mos ketë shkrirje të KLD deri në ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Ligji për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë, ishte ai që ndërpreu mandatin e KLD. Në nenin 277 pika 1, specifikohet që anëtarët e KLD humbasin mandatin e tyre në momentin që ngrihet Këshilli i Lartë Gjyqësor, mirëpo është vendosur një afat, pasi sipas tij, kjo gjë nuk mund të ndodhë më vonë se 8 muaj nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese.
Nëse kthehemi pak në kohë, Kushtetuta e re, e miratuar më 21 korrik, ka hyrë në fuqi më 11 gusht 2016 shkruan Sot. Atëherë, 8 muaj nga kjo datë do të thotë se më 11 mars 2017.
Pra në këtë datë, KLD pushoi së funksionuari dhe Nishanit iu hoqën duart nga drejtësia. Mirëpo nuk mendon kështu Kushtetuesja, e cila ka dalë dhe kundër ndërkombëtarëve, pasi përcaktimet në ligj ishin bërë pikërisht nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT.
“Gjykata vlerëson se ky konstatim nuk mund të konsiderohet se përbën ometim kushtetues, pasi formulimi i pikës 5 të nenit 179 të Kushtetutës se “anëtarët e KLD-së e përfundojnë mandatin e tyre pas krijimit të KLGJ-së, por jo më vonë se zgjedhja e të gjithë anëtarëve të KLGJ-së, sipas ligjit” shpreh dhe synon të sigurojë vlerën kushtetuese të vazhdimësisë dhe koherencës institucionale, për rrjedhojë, funksionimin normal të KLD-së në periudhën kalimtare.
Për sa kohë vullneti i kushtetutëbërësit ka qenë që të mos ndërpritet funksioni i KLD-së, Gjykata vlerëson se KLD-ja ashtu si edhe organet e tjera ekzistuese kushtetuese do të vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre deri në konstituimin e plotë të organeve të reja kushtetuese dhe, në këtë kuptim, zbatimi i neneve 160/1 dhe 173/1 të ligjit duhet të jetë në përputhje të plotë me këtë interpretim të Gjykatës, në respekt të frymës së Kushtetutës”, shprehet gjykata në vendim.
Anëtarët janë shprehur dhe sa i takon qëndrimit të presidentit në krye të KLD, duke thënë se Kushtetuta e përcakton që ai qëndron aty derisa të ngrihet KLGJ.
“Në lidhje me krijimin e KLGJ-së, kushtetutëbërësi ka përcaktuar një periudhë kalimtare prej tetë muajsh nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese, duke përcaktuar në nenin 179, pika 5 të Kushtetutës se anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD) e përfundojnë mandatin e tyre pas krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), por jo më vonë se zgjedhja e të gjithë anëtarëve të KLGJ-së.
Nga ana tjetër, Kushtetuta në pikën 12 të po këtij neni parashikon qëndrimin e Presidentit të Republikës si kryetar i KLD-së deri në krijimin e KLGJ-së”, theksohet më tej.
Gjykata Kushtetuese në argumentet e saj është shprehur dhe kundër kthimit të parave të korrupsionit nga gjyqtarët dhe prokurorët. Ligji parashikonte që nëse një gjyqtar a prokuror shpallej fajtor për korrupsion, ai duhet të rikthente pagën e vitit të fundit. Por gjykata e ka rrëzuar.
“Gjykata thekson se ashpërsia e masës disiplinore plotësuese me natyrë financiare në rastin konkret është e tillë sa ajo në thelb shndërrohet në dënim penal, që konsiston në pagimin në favor të shtetit të një shume të hollash e barabartë me pagën bruto të përfituar nga magjistrati i dënuar për veprën penale të korrupsionit gjatë vitit të fundit të ushtrimit të detyrës.
Në këtë kuptim, Gjykata vlerëson se parashikimi njëkohësisht si nga Kodi Penal, ashtu dhe neni 112, pika 1, e ligjit i dy dënimeve penale për të njëjtin fakt bie ndesh me parimin e mosdënimit dy herë për të njëjtën vepër. Për rrjedhojë, Gjykata arrin në përfundimin se edhe ky pretendim i kërkuesve është i bazuar”, shprehet më tej gjykata.
ne Shqiperi jetojme vendi i cudirave ku cdo institucion ben sipas kokes se vet ….
Ne Shqiperi nuk ben cdo institucion sipas kokes vet, por te gjitha bejne sipas kokes se Berishes dhe Ilir Metes, pasi te dy bashke kane punuar qe ti ndertojne te gjitha sistemet qe ti kene ata ne dore dhe ta rrjepin kete vend deri ta te vdesin prej pleqenie edhe femijet e tyre.
E vetmja e mire e gjithe kesaj situata perverse deri ne ekstrem eshte se tani jane cjerr te gjitha maskat.
Cdo shqiptar qe e do te ardhmen e familjes se tij dhe ndjen dicka akoma per kete vend qe quhet Shqiperi duhet te shkoje ne 18 Qeshor dhe te votje per varrosjen politike te dinastise Berisha dhe largimit te influences Serbo-Ruse-Greke nga politika shqiptare.
Ky popull sot ka fatin historik ne duart e veta. Te filloje te marr fryme lirisht.
Deri ne fund keta palo gjygjtare do te ngelen qelbesira ,ne sherbim te Salehut,te korrupsionit,dhe te fitimit te paligjshem duke bere pazar me drejtesine .Ky vendim eshte ne kundershtim me interesat e Shqiperise dhe shqiptareve ,ne kundershtim me Venecian pra kemi te bejme me maskarenj qe ja kane situr lekuren e tyre djallit .
E kane zene per fyti drejtesine plehrat! nuk i heqin dyart e perlyera me krim. Moment vendimtar qe te qerohen njehere e mire e drejt e ne burg!
Te gjithe te votojne PS per te cliruar gjyqesorin.per te hequr ferrat qe pengojne drejtesine,per te hedhur ne kosh plehrat qe po mbajne peng vendin.
Hajdute!
zoterij.le te bejne ctua marre mendja .sot jemi ne 11 prill.do ta shtyne edhe 15 dite. po pastaj?lrini te bejne ca qoka,ne fund do dalinpasojat e corbes se prishur.cdo te presesh nga te rrjedhurit si lad kristu me shoke?
zoterij.le te bejne ctua marre mendja .sot jemi ne 11 prill.do ta shtyne edhe 15 dite. po pastaj?lrini te bejne ca qoka,ne fund do dalinpasojat e corbes se prishur.cdo te presesh nga te rrjedhurit si lad kristu me shoke?ne fund te fundit ,ne veting do te shkojne.
Mos u lodhni o shqiptare te shkrete .Kur populli eshte kashe e koqe keshtu do te ndodhi ne Albanistan .
DREJTËSIA
Kush ka, paguan më shumë
ai fiton nëpër gjyqe,
krimi me kuletë bën punë
populli vajton si qyqe.
Drejtësi, pa drejtësi
i miri asgjë s’ fiton,
delenxhinjtë pa kufi
korrupsioni po gëlon.
Kush t’ i kapë këta hajdutë
politika i ka në ballë;
shteti drejtohet nga harbutë,
ky është hall e përmbi hall.
Vuaj, popullziu vuaj,
e jetoje këtë gjëmë,
me fatin tënd mos luaj
shpejt pastroje këtë kërmë!
Në besë prej tyre je prerë,
të buçasin thirrjet tona.
Heshtja s’ fiton asnjëherë,
po nuk shpërtheu jehona…
Merr në dorë fatin tënd,
shpo të keqen brinjë më brinjë,
që minjtë mos të gjejnë vend
të marrin shpejt arratinë…
Arrestoji per grusht shteti
Ashiqare grusht shteti. Permban cdo element te grushtit te shtetit.
Si i tille meriton nje pergjigje te denje, qe do zgjidhte njehere e mire per gjithmone situaten
EDI RAMA – shpall gjendjen e jashtezakonshme, arresto anetaret e KLD, Arresto prokurorin Adriatik LLalla, dhe dasnoren e tij katundaren Rovena Gashi, arresti Kreshnik Spahiun dhe Lulezim Bashen per pregatitje revolte antikushtetuese. Arresto sakatin Bujar Nishani per shkelje fragrante te principit te paanesise te postin te presidentit.
Mos u merrni Me CEZa ruajini dosjet dhe hapini kur te jene nderruar gjyqtaret. Ju e dini mire se eshte veshtire te gjykohet dy here per nje ceshtje, mos hapni asnje proces tani. Rreshtoni dosjet me akuzat akuzat dhe kur te jete kryer Vitingu nxirrjani shpirtin dale e ngadalSecilit bejini gjyq per akuzen qe ka afatinme te shkurter te parashkrimit. Kur te jete duke mbaruar denimin hapini gjyqin per akuzen e radhes. Dhe akuzen me te madhe qe nuk parashkruhet mbajeni per ne fund. Duhet te kalben Burgjeve.
Nese i arreston per grusht shteti USA vetem do ju perkrahe, nuk do ngreje zerin askush sepse po i jep fund hordhive me mentalitet Bizantin
Kjo do ishte Repubika e re
PS. @ legeni lulzim basha. mos ik si i halesh ne hollande, por rri si bure ne shqiperi
TE SHKOJNE NE BURG QELBESIRAT E GJYKATES KUSHTETUESE …!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Katër vjet qeverisje, Rama dhe rilindja nuk ditën t’i tregojnë vendin bandës PD-LSI. Ato zaptuan presidencën, KLD, prokurorinë, gjykatat dhe drejtësinë ekzekutive. Tepër vonë për të përballur halabakërinë e malokërinë shqiptare. Të mjerët ne që do na duhet të mbajmë mbi kurriz sërisht SB, IM, LB e sorollop.
Tani s’ka me per te menduar per ata qe duan te shpetojne nga kthetrat e mafjes qe ka kapur Shqiperine nen drejtimin e Sali Karaxhiçit; Me 18 qershor gjithe votat PS-se se ndryshe maruat si komb e si njerez. 26 vjet ju treti Sali Berisha, 26 vjet ju vrau, vodhi dhe tradhetoi. Dhe ne shtator edhe disa korigjime mbi reformen ne drejtesi qe te pakten, ne nentor dhjetor te inklementohet. Ne zbatim. Nga ana tjeter forconi policine dhe ushtrine ne mbrojtje te vendit.
Cou o popull dhe mos rri
Ata po hane e ti po pi
Ata po vjedhin e ti kerkon
Sa dhe lemoshen e lakmon
Ti o mjeri shqipetar ke qen ter jeten ne litar
Nga mbreter e diktator nga demokrat e pushtetar
Cojuni dhe bijuni cporini dhe digjini
Nga jugu ne veri dhe mos duroni pa besi.