Këto pamje, të filmuara nga kamerat e sigurisë së një hoteli kafshësh në SHBA, tregojnë momentin kur një nga qentë arratiset në mënyrë spektakolare.
Ai shihet teksa hap derën e kafazit ku qëndronte dhe më pas, edhe derën kryesore të dhomës. Madje, në video, qeni i racës “Great Pyrenees” shihet edhe kur merr sendet e tij dhe në fund del jashtë ndërtesës.
Qeni, i quajtur Gjeneral, ishte lënë në hotelin e kafshëve nga familja e tij, të cilët kishin shkuar me pushime.
Ai u gjet më pas në oborrin e shtëpisë së njërit prej fqinjëve.