Kryeministri Edi Rama në një komunikim me mediat pas përfundimit të seancës parlamentare është shprehur pro nismës së kreut të shtetit Nishani për dialog pa kushte në një tryezë me opozitën dhe partitë parlamentare.
Kreu i qeverisë ka folur për dialogun, zgjedhjet parlamentare më 18 qershor, koalicionet dhe Presidentin e ri.
Situata është në krizë…?
Besoj që është përsëri momenti për të këmbëngulur për dialog, ka një nisëm të Presidentit, që ne
e kemi përkrahur pa ngurrim, jemi të gatshëm që të ulemi në tryezë pa kushte. Sikur ndodhi edhe më parë, përsëri ka një vonesë, që shpresoj mos jetë vonesë që paralajmëron dështimin.
Është e rëndësishme që të gjithë ta kuptojnë që dialogu është preferenca e parë, koha nuk pret, PD dhe kryetari i saj nuk duhet të kenë frikë nga dialogu dhe tryeza ku partitë të shpresin pikëpamjet t tyre dhe këmbimi i opinioneve që mund të sjellë progres.
Është frikë e pajustitueshme në raport me ndërkombëtarët dhe zgjedhësit e PD. Jemi në një situatë ku po rritet vëmendja e miqve tanë të huaj, jo për mirë, por se askush nuk e precepton se cfarë do me thënë dhe ata presin të kryesjmë zgjedhje të lira në datën e përcaktuar.
Pasi askush nuk e përcepton çfarë është kjo që kërkohet, por kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme më 18 qershor.
Jeni gati të mbylleni në një dhomë siç deklaroi dhe eurodeputeti Kukan…?
Dhoma të jetë me oxhak, jam gati të shkoj në çdo godinë e dhomë ku kryetari i PD ndjehet në komoditetin e tij për të zhvilluar dialog.
Për Presidentin e ri do të bashkoni votat…?
Ju e keni parë besoj që në gjithë këtë proces unë jam i qetë sepse nuk shoh krizë politike dhe as shoqërore, por një krizë dramatike të PD dhe të gjithë jemi të shqetësuar dhe që PD të dalë nga qerfulli ku ka hyrë. Bashkëpunimi dhe parteritteti do të konfirmohet në momentin e duhur, por në të gjitha rastet ku vend ka zot, që është populli dhe duhet të bëjë zgjedhjen e vet.
Ju kam thënë që i takon këtij koalicioni PSLSI që të përcaktojë dhe me vullnetin e plotë për tu hapur me palët e tjera për një President dinjitoz dhe përfaqësues.
Unë nuk kam frikë nga bashkëpunimi për reformat, institucionet. Do të konfirmohet. Më 18 qershor vendos sovrani.
A të shqetëson fati që opozita nuk do marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme?
Opozitën e prodhon liria, nuk prodhon opozita lirine. Nuk kam shqetësim nëse Kuvendi do të mbetet pa opozitë nëse PD nuk futet në zgjedhje. Mandatin e dytë e përcakton populli shqiptar më 18 qershor.
Nga buron qetësia…? A ka një marrëveshje me LSI?
Qetësia ime përcaktohet nga vetëdija që kemi bërë shumë dhe kemi edhe shumë dhe mesi prezim të flasim me shqiptarët dhe fushata ka filluar edhe pse jo zyrtarisht. Nuk shoh arsye për shqetësim.