Çfarëdo aktiviteti që Lulëzim Basha do të zhvilloj pas fundit të çadrës nuk do mund ta ngrejë atë më si faktor politik. Fatkeqësisht megjithë disa teza të mira që janë në mes të retorikës së tij agresive, ato i sfumon krejtësisht logjika institucionale, që artikulohet prej tij. Partia Demokratike e vitit 2017 nuk mund të jetë kurrsesi Partia Demokratike e muajve të parë të vitit 1991. Anashkalimin i të gjithë strukturave dhe shfrytëzimi i tyre thjesht për të mbajtur aksionin tranzitor të PD-së ka treguar se partia demokratike ka nevojë për një rimensionim. Lajm i mirë është që Basha ashtu si Berisha nuk i takojnë kësaj kohe, kurse lajm i keq është se Shqiëpria nuk ka një opozitë konsekuente. Kjo e fundit nëse do të parashtronte besueshëm kërkesat dhe do merrte kohën e mjaftueshme për ndryshimet në kodin zgjedhor me siguri do të kishte numra konkurrues.
Reformat e kryeministrit Rama paçka xhelozisë kanë treguar se Shqipëria kishte nevojë për to. A kanë funksionuar ato? Këtu është momenti kur opozita mund të tregonte të gjtihë bagazhin e vet, të cilën e zotëron.
Por, Basha vendosi ta anashkalojë të gjithën këtë, duke iu drejtuar thjesht pushtetit të vet. Në fakt, janë plot katër vjet nga zgjedhjet e fundit, që ai fizikisht ka fjetur. Në momentet kur është dashur aksioni i tij ai ka munduar krejtësisht, kurse kalimi i të gjithë caqeve dhe artikulimet e egra kundër faktorit ndërkombëtar e kanë treguar si një lider, që nuk mund ta çojë shumë makinën e PD-së.
Basha e kërkon mbështetjen në popull, fillimisht te militantët e vet, por ai vet është pa mbështetje, fillimisht nga strukturat e veta. Arsyeja është fare e thjeshtë: erdhi shumë më vonë se të tjerët në PD, që identifikohen me rrugën e saj. Ndërkohë që mbështetja që kërkon e tregon se është pa mbështetjen e duhur në parti. Këtë mund ta kundrosh më saktë në mbledhjet e grupit të tyre parlamentar në çadër. Shumë nga krerët e PD-së rrinë si mbi gjëmba dhe të sjellë me zor.
Në të gjithë hullinë, në çadër, kanë qenë militantët më të frikshëm, ata që e kanë mjelë ekzekutivin e shkuar dhe që populli votoi masivisht kundër tyre. Idetë e reja, mu ato që solli dhe Bersha me KOP-in, mungojnë krejtësisht, kurse më e turpshmja është sesi artikulohen qëndrime për të bindur Ilir Metën.
Dhe, çka është më e keqja, Basha nuk e drejton dot një makineri si PD-ja, ku gjysma e saj është mësuar me pushtetin ndërsa gjysma tjetër kërkon ta gjejë gati.
Për fatin e keq të PD-së ka ardhur koha që kryetari i PD-së të heqë dorë nga vetkënaqësia e pamotivuar dhe buzëqeshja e stisur dhe të arrijë “fitoren” e premtuar në të kundërt edhe ai ashtu si paraardhësi i tij Berisha duhet të marrë mbi supe përgjegjësitë dhe të largohet…
Por, që të largohet tashti është vonë, sepse është larguar aq larg, sa asnjë hartë nuk e ndih të kthehet pas. I vetmi moment, që i ka mbetur është që t’i thotë vetes se çfarë do të bëjë me këtë frymë që ngriti me çadrën dhe zhgënjimin që do pasojë. Ndoshta mund të arrijë një shtyrje zgjedhje, por jo besimin. Kjo e fundit nuk është atribut që i shkon atij, të paktën në këto muaj të parë të vitit 2017. (Javanews)
Cdo dite qe shkon ne ngujim , eshte fatale per Lulin e vocerr , qe nuk din te beje politike . Shqiperia nuk ka nevoje per kete opozite me njerez gjysmak dhe pa moral , por qe po mundohen te tregohen si njerzit me te paster . Dalja jashte loje eshte plotesisht e merituar . LULIN AS HOLLANDA NUK DO TA MBAJ ME .
do haje parate qe ka vjedhur…. Nuk eshte gje e vogel
PD-ja duhet te shkrihet para se te shpallet antikombetare!
Keto 27 vjet i kane bere aq deme Shqiperise sa as te gjithe pushtuesit bashke per mijra vjet nuk ia bene!
do te emerohet ne detyren e kryetarit te nderit te organizates se bashkuar te homoseksualeve.ka zgjedhur vete kete funksion sepse kerkon te shpetoje nga vetingu.nese e denjne,apo e sekuestrojne sipas ligjit antimafia,ngre ne proteste,mbase dhe me cader, te gjithe homot e shqiperise,duke akuzuar qeverine se po diskriminon homot.mbrojtje politike nuk ben dot me,i ka dale boja.