Ish-ministri i Berishës “shuplakë” Bashës për protestën në Kavajë: E pakuptimtë dhe jo produktive

14 Prill 2017, 17:53Politika TEMA

Diplomati Besnik Mustafaj është shprehur kundër protestës së thirrur nga opozita më 7 maj në Kavajë.

Ish-ministri i Jashtëm gjatë qeverisies “Berisha” e sheh si të pakuptimtë dhe aspak produktive.

Mustafaj shpjegoi se nuk sheh arsye që të ketë përplasje

“Janë dy gjëra të ndryshme zgjedhjet e 18 qershorit me ato të 7 majit, nuk shosh arsye që të ketë përplasje.

Procesi duhet të rrjedhë.

Kjo protestë është e pakuptimtë dhe jo produktive për mendimin tim.

Kjo protestë do e zhvendosë vëmendjen e opinionit publik dhe ndërkombëtarëve nga qëllimi kryesor që ka opozita për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi ai.

Opozita ka paralajmëruar se do të protestojë ditën  të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkisë pas heqjes së mandatit të ish-kryebashkiakut Elvis Rroshi.

Këto komente Mustafaj i bëri në studion e News24, teksa u pyet lidhur me aktualitetin politik në vend.

Mustafaj ndërkohë, ka kritikuar dhe ambasadorët e huaj dhe ndërkombëtarët, për sjelljen e tyre.

Pozicioni i ndërkombëtarëve çfarë impakti ka në situatën tone?

Me një mungesë profesionalizmi, kanë lënë përshtypjen e një anësie, dhe duhet të reflektojnë të ndryshojnë sjellje.

Imazhi i ambasadës është imazhi i vendit. Ne kemi disa kritika në rritje nga Basha në lidhje me disa ambasadorë. Ambasadorët duhet të reflektojnë për të ndryshuar imazhin e tyre, se në këto kohë moderne je ai që perceptohesh.

A po e bëjnë punën e tyre mire?

Nuk dua të bëj bilancin,por marrëdhëniet diplomatike nuk po i bëjnë mirë.

3 komente në “Ish-ministri i Berishës “shuplakë” Bashës për protestën në Kavajë: E pakuptimtë dhe jo produktive”

  1. preshevali says:

    Mos u tut Lulo, se mbi hitha nuk godet vetëtima.

  2. antiplumbi says:

    E ku e di Luli ndryshimin mes zgjedhjeve lokale e te pergjithshme…Rrofte sebepi.

  3. Jevi says:

    Tamam besnik i Enverit sic edhe ka shruar kur ishte i”vogel”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje