Presidenti: Palët të ulen në tryezë dialogu me axhendë serioze

14 Prill 2017, 14:26Politika TEMA
Presidenti: Palët të ulen në tryezë dialogu me axhendë

Presidenti i Republikës i bën thirrje palëve politike që të ulen në një tryezë dialogu me axhendë serioze për të zgjidhur krizën në vend.

Më anë të një deklaratë për shtyp nga zëdhënësja e Presidentit, Brikena Arapaj tha se Presidenti ka ofruar vullnetin e tij dhe është angazhuar për të krijuar kushtet për dialog politik midis mazhorancës dhe opozitës.

Më tej ajo u shpreh se askush nuk mund të fyejë dhe keqpërdorë dinjitetin e institucionit më të lartë të shtetit të shqiptarëve.

“Presidenti ka ofruar vullnetin e tij dhe është angazhuar për të krijuar kushtet për dialog politik midis mazhorancës dhe opozitës. Askush nuk mund të fyej integritetin e institucionit të lartë të shqiptarëve. Institucioni i Presidentit i bën edhe një herë thirrje palëve të ulen në tryezë palët me agjendë serioze duke u larguar nga retorikat pa produkt.”, tha zëdhënësja e Nishanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje