John McCain kryetar i Komisionit të Senatit amerikan për Shërbimet e Armatosura, ka mbërritur sot në Shqipërinë.
Lajmin e bëri të ditur ambasada amerikane në Tiranë, e cila i uroi edhe mirëseardhjen.
Vizita e zyrtarit amerikan në Tiranë vjen në një kohë krize politike për shkak të protestës dhe bojkotit të ppozitës.
McCain vjen në Tiranë në kuadër të një turi në Ballkan dhe do të takohet me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e parlamentit Ilir Meta, kreun e opozitës Lulzim Basha, Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
Pritet që gjatë qëndrimit në Shqipëri, Xhon McCein t’u drejtohet me një mesazh drejtuesve të institucioneve dhe partive politike.
Gjatë pasdites, rreth orës 18:00, kryeministri Rama pret në selinë e qeverisë senatorin McCain.
“Ne oren 18.10 Kryeministri Rama pret në selinë e qeverisë Senatorin amerikan John McCain. Do ketë një Photo Opportunity ne momentin e pritjes. Me pas dy delegacionet do kenë një darkë zyrtare pune”, informon qeveria.
le te vije kuzhdo ne shqiperi luli nuk ndryshon sepse po beri ate gje ai dhe i gjithe grupi i tije shkojne ne burge sipas fajit qe kane bere, prandaj thone me mire ne cader se sa atje.
Vizita te tilla na nderojne.