18 qershori/ Mbërrin në Kuvend pr/vendimi për ndarjen e madateve. Ja sa deputetë do të ketë secili qark

14 Prill 2017, 14:51Politika TEMA
18 qershori/ Mbërrin në Kuvend pr/vendimi për ndarjen e madateve.

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka diskutuar sot për projektvendimin “për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare 2017”, i miratuar  nga KQZ në muajin dhjetor. Pas miratimit në komision pr/vendimi do i përcillet për miratim seancës plenare të radhës. Projekt vendimi, parashikon ndarjen e 140 mandateve parlamentare për 12 zona sipas qarqeve:

1.Zona zgjedhore qarku Berat 7 mandate

2.Zona zgjedhore qarku Dibër 6 mandate

3.Zona zgjedhore qarku Durrës 14 mandate

4.Zona zgjedhore qarku Elbasan 14 mandate

5.Zona zgjedhore qarku Fier 16 mandate

6.Zona zgjedhore qarku Gjirokastër 5 mandate

7.Zona zgjedhore qarku Korçë 11 mandate

8.Zona zgjedhore qarku Kukës 3 mandate

9.Zona zgjedhore qarku Lezhë 7 mandate

10.Zona zgjedhore qarku Shkodër 11 mandate

11.Zona zgjedhore qarku Tiranë 34 mandate

12.Zona zgjedhore qarku Vlorë 12 mandate

 

2 komente në “18 qershori/ Mbërrin në Kuvend pr/vendimi për ndarjen e madateve. Ja sa deputetë do të ketë secili qark”

  1. kapiteni i anijes says:

    Te gjitha keto jane me ps , pervec deles se zeze shkodra .

  2. Tajari says:

    Shtoni dhe zonen zgjedhore qarku ÇADRA 2 vende

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje